• Arkitekt Klienti

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Arkitekt Klienti

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek në tërësi marrëdhënien me klientin, që nga shitja e njësisë deri në dorëzimin e saj përfundimtar tek klienti. Arkitekti i Klientit është përgjegjës direkt për procesin e koordinimit të kërkesave të klientit me kompaninë e ndërtimit, studion përfaqësuese të klientit, interesave të Investitorit, grafikun e punimeve. Arkitekti i Klientit ndjek grafikun e punimeve dhe mban të informuar klientët për fazat e punimeve, proceset e rifiniturave dhe raporton për mbarëvajtjen e çdo kërkese nga klienti.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Mban marrëdhënien me klientët;​
  • Mban lidhje të vazhdueshme me kantierin;​
  • Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;​
  • Mban komunikim me klientët, propozon zgjidhje arkitektonike, dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;​
  • Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që kanë klientët për hapësirat e brendshme të Vilës/Apartamentit;​
  • Konsulton klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt;​
  • Merr në dorëzim projektet nga studiot e klientëve nëse janë në përputhje me kontratën e sipërmarrjes, planet dhe lejet e miratuara dhe bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;​
  • Përcjell tek preventivuesi projektin me ndryshime për llogaritjen e kostove shtesë;​
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara. Herë pas here kryen edhe plotësime;​
  • Kontrollon preventivin nëse janë përfshirë gjithë punimet e kërkuara nga klienti;​
  • Përcjell tek klienti preventivin e punimeve shtesë dhe merr aprovimin me shkrim prej tij;​
  • Informon klientët mbi ecurinë e punimeve në përputhje me grafikun.​
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;​
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet;​
  • Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, me stafin inxhinierëve, planifikuesit urbanë, kostoistët, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë;​
  • Vizaton elemente të ndryshme të projektit sipas kërkesave të eprorit;​
  • Dokumenton dhe ruan në mënyrë të rregullt gjithë procesin e marrëdhënies me Klientët që nga blerja e njësisë deri në dorëzimin tek klienti, në përputhje me kontratën e sipërmarrjes;​
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;​
  • Harton raporte javore për punën individuale;​
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:​
  • Të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit;​
  • Aftësi në koordinim dhe organizim të punës;​
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;​
  • I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;​
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;​
  • Aftësi për të punuar në skuadër;​
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
  • Njohje e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;​
  • Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.​

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...0001909198/Arkitekt-Klienti?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 20/03/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top