• Apartamente ne shitje tek Rezidenca Poseidon

Vlore
Tipi
apartament
Rezidenca ndodhet ne vijen e pare te Lungomares dhe eshte nje nga me prestigjozet ne Vlore. Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi I materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli I tepërt I verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Low-E, si dhe hijezues vertikal.
Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie. Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale. Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi. Struktura e shkallëve përbëhet nga mure beto/arme, dhe e trajtuar me bojë betoni. Janë parashikuar tipologji te ndryshme apartamentesh 1+1, 2+1,3+1.
- Tipi 1+1 nga 76.5 deri 85.5m²
- Tipi 2+1 nga 88.6m² deri 120m²
- Tipi 3+1 nga 148m² deri 178m²
- Te gjitha apartamentet do te kene ballkone ose llozha. Ne keto ambiente do te vendosen pajisjet e jashtme te kondicionimit.
Me pamje ballore: 3000€
Me pamje anesore: 2700€
Me pamje anesore dhe mbrapa:
2500€
Me pamje nga mbrapa: 2200€

Per me shume informacione ose vizite ne prone kontakto +355694433355

Cel. : +355694433355
 


WhatsApp
Back
Top