• Apartament Luksoz 2+1+parkim me Qera

Cmimi Euro
1700
Rezidencat Lakeview janë në harmoni të plotë me peizazhin e zonës, falë gjeometrisë organike të objektit dhe ballkoneve të gjelbra, duke i kthyer ato në një atraksion mbresëlënës dhe qetësues për banorët dhe vizitorët e shumtë të zonës. Dizajni unik dhe bashkëkohor lejon depërtimin në thellësi të ajrit të pastër dhe dritës së diellit si edhe një fushëpamje të gjerë nga çdo apartament. Me qëllim jetësimin e konceptit të një ndërtese inteligjente, gjatë zhvillimit të projektit, arkitektët tanë u fokusuan në optimizimin e ndërthurjes së dizajnit efikas të energjisë, arkitekturës së qëndrueshme dhe komoditetit në banim. Materializimi i Rezidencave Lakeview, shënon një nga arritjet më të mëdha të kompanisë Gener 2 në ndërtimin dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme gjatë përvojës së saj mbi 20 vjeçare. Me standarde ndërkombëtare në ndërtim dhe rifiniturat elitare më unike në treg, Rezidencat Lakeview do ti ofrojnë Tiranës cilësinë superiore të padiskutueshme që meriton.
Të vendosura përballë liqenit piktoresk artificial të Tiranës, Lake View Residences po marrin formë për të krijuar një kompleks unik që do të ridimensionojë jetesën moderne dhe elegante në Tiranë. Projekti ofron standartet më të larta në ndërtim dhe shërbime.

Cel. : 0686040168
 


WhatsApp
Back
Top