• Angli, Kuzhinier/e

Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.

Për një nga klientët tanë në Angli (UK), të cilët kanë një rrjet të suksesshëm restorantesh në të gjithë vendin dhe janë të njohur për ushqimin e tyre të shijshëm, po kërkojmë Urgjent:

KUZHINIER/E

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Eksperiencë në gatimin e menuve të ndryshme vecanërisht ato me bazë mishi dhe në restorante të llojit Pub;
  • Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
  • Ofroni rekomandime mbi menunë dhe krijoni receta të reja;
  • Organizoni punën tuaj në mënyrë që ambienti i kuzhinës të ngrënies të jetë i rregullt dhe i pastër;
Kërkesat e profilit
  • Minimumi 3 vjet përvojë si kuzhinier/e;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
  • Niveli i gjuhës Angleze: IELTS UKVI General Training me një rezultat overall B1 (kanë prioritet ata qe e kanë mbrojtur gjuhën);
  • I gatshëm të zhvendoseni sapo të dalë viza e punës.
Apliko menjëherë pasi ky pozicion do të plotësohet dhe përfundojë me procesin e vizës Brenda muajit Mars. Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) sa më pare në: https://elitejobs.org/jobs/angli-kuzhinier-e/ ose hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave personale". Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top