• Analisti i Modelimit te Riskut

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Ne po kërkojmë të mirëpresim një kandidat të kualifikuar, krijues dhe dinamik në pozicionin Analisti i Modelimit të Riskut, i cili raporton drejtpërdrejt te Drejtuesi i Menaxhimit te Riskut (CRO), Departamenti i Menaxhimit të Riskut.

Përkufizimi i pozicionit:
Analisti i Modelimit të Riskut zhvillon dhe kryen analiza të të dhënave përmes rishikimit të modeleve aktuale dhe kërkimeve mbi teknikat dhe metodologjitë e reja të modelimit që plotësojnë nevojat e biznesit. Siguron përputhshmërinë me kërkesat e provijgionimit sipas praktikave në fuqi dhe merr pjesë aktive në ushtrimet e testimit të stresit. Bashkëpunon me njësitë e biznesit brenda organizatës në lidhje me modelimin e rrezikut.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Bashkëpunon ngushtë me Shefin e Riskut për të kuptuar dhe përcaktuar kërkesat për modelet e riskut;
  • Zhvillon modele dhe metodologji risku për të identifikuar dhe matur burimet e riskut për kompaninë në
  • bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e linjës së biznesit dhe kërkimet e jashtme;
  • Drejton procesin e automatizimin te vendimeve të riskut të kredisë përmes zhvillimit të modelit të rrezikut;
  • Zhvillon modele për të shërbyer si mjete të menaxhimit të riskut duke përfshirë testimin e stresit;
  • Raporton në lidhje me supozimet e modelit, metodologjinë dhe rezultatet;
  • Kryen testime të rregullta për të siguruar cilësinë e të dhënave dhe rezultateve;
  • Punon në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve, bazuar në rezultate;
  • Mban dhe përditëson parametrat e përdorur në provigjonimin sipas IFRS-ve;
  • Drejton ushtrimet e testimit të stresit si dhe ICAAP (Vlerësimi i Brendshëm i Mjaftueshmërisë së Kapitalit) sipas kërkesave rregullatore dhe metodologjive sipas kornizës së brendshme rregullative;
  • Kryen detyra të tjera, brenda fushës së përgjegjësisë, të deleguara nga mbikëqyrësi;
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Kuptueshmëri e fortë për konceptet dhe kornizën e rrezikut;
  • Aftësia për të interpretuar sasi të mëdha të të dhënave dhe njohuri të softuerit statistikor;
  • Njohuri të forta të zhvillimit të modeleve të riskut duke përdorur teknika të ndryshme modelimi, arkitekturë të bazës së të dhënave, dizajn dhe analiza financiare;
  • Kuptimi i mirë i tendencave në ndryshim të tregut dhe aftësia për t'i përfshirë ato si inpute të modelit;
  • Aftësitë e interpretimit të të dhënave në njohuri të qarta për përdoruesit e biznesit;
  • Njohje e teorive statistikore dhe sasiore si dhe zbatimi i tyre;
  • Njohuri mbi arkitekturën dhe dizajnin e bazës së të dhënave;
  • Njohuri mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) – programim dhe dizajn;
  • Njohuri mbi analizën dhe modelimin statistikor;
  • Aftësi të forta analitike dhe komunikuese;
  • Njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve të Microsoft Office;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 23 maj 2022 ne link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top