• Alpolfood Shpk kerkon Teknolog/e Ushqimore

Shoqeria ALPOL FOOD shpk me seli ne Tirane kerkon te punesoje TEKNOLOG/E USHQIMORE.





Rreth ALPOL FOOD Shpk

Kompania ALPOL FOOD eshte nje kompani e re ne fushen e rritjes dhe mbareshtimit te

shpendeve (pulave) si dhe perpunimin e mishit me qellim furnizimin e tregut vendas dhe rajonal.

Investimi ne objekte prodhimi eshte drejt fundit dhe pritet te dale ne treg me produkte ne fillim te

vitit 2024 per kete arsye po mblidhet grupi menaxhues ku kerkohet dhe pozicioni Shoqeria ALPOL FOOD shpk me seli ne Tirane kerkon te punesoje TEKNOLOG/E USHQIMORE

Pularia eshte ndertuar ne nje toke me siperfaqe rreth

200,000 m2 dhe e ndare ne 3 parcela qe jane ngjitur me njera tjetren. “ALPO Food Shpk” ka 4

Stalla (ndertesa) të fermave të shpendëve me siperfaqe prej 2800 m2 secila dhe 11,200 m2 ne

total. Kapaciteti është 56,000 pula per stalle per cikel, sipas nje mesatarje prej 14-16 pula/m2.

Hapesira e pulave eshte e mjaftueshme per te arritur standartet Europiane te mireqenies se

kafsheve per mish. 35-45 ditë është cikël i rritjes për çdo pulë dhe 10 ditë është periudha e

dezinfektimit. Pra, ne kemi gjithsej 7 cikël të rritjes së pulës ne vit. Rreth 1,500,000 pula do te

trajtohen ne vit.





Rreth punes.

ALPOL FOOD shpk kerkon te rekrutoje TEKNOLOG/E USHQIMORE.

Ky moment kerkon nje person me vullnetin per te menaxhuar situata te papritura qe

ndodhin gjate ngritjes se nje biznesi dhe brandi te ri. Puna eshte komplekse dhe sfiduese por

dhe interesante duke marre parasysh natyren e industrise.



Kandidati i interesuar duhet te jete i gatshem per te bashkepunuar me pjesen tjeter te grupit me qellim funksionimin dhe zgjerimin e aktivitetit.

Aplikuesi duhet te kete deshire dhe interes per sektorin e ushqimit ( mish Pule dhe nenproduketet e saj) me qellim ngritjen e nje marke te niveleve Evropiane ashtu sic dhe aspiron kompania.



TEKNOLOG/E I INDUSTRISЁ USHQIMORE NЁ SEKTORIN E MISHIT TE PULES.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


- Implementon planin e parashikuar të prodhimit.

- Bën përcjelljen e vazhhdueshme të konkurrencës në treg në lidhje me produktet e mishit.

- Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave të

caktuara të prodhimit.

- Ёshtë përgjegjës për zhvillimin, teknologjinë e prodhimit si dhe kontrollin e cilësisë.

- Kryen hulumtime bazë por edhe kërkime të reja të produkteve si dhe bën zhvillim e tyre.

- Zhvillon standardet ushqimore, rregulloret e sigurisë dhe ato sanitare, si dhe bën menaxhimin e të

gjitha proceseve të prodhimit.

- Bën inspektimin e vazhdueshëm të proceseve të prodhimit si dhe kualitetin e produkteve.

- Siguron që procesi i prodhimit deri tek produktet finale realizohet dhe mirëmbahet sipas

standardeve.

- Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga Mbikëqyrësi direkt që ndërlidhen me

procesin e punës.

Kualifikimet Profesionale:

- Të ketë të kryer Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore.

- Të ketë përvojë pune si Teknolog Ushqimi në Sektorin e Mishit (Obligative).

- Të ketë njohuri për makinerinë e prodhimit në sektorin e mishit.

- Të jetë pozitiv dhe i motivuar për punë.

- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.

- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo edhe në ekip.

- Të jetë fleksibil dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.

- Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).

- Të këtë njohuri të punës me kompjuter, (Excel, Word, etj.).



Dergoni CV tuaj ne adresen: alpolfood@gmail.com

Ose telefononi ne numrin e tel.

Tel :0692063944
 


Contact WhatsApp
Back
Top