• ALPOL FOOD shpk kerkon te punesoje PUNONJES THERTORE/PULARIE per zonen e MAMURRASIT (Adriatik Fushe).

Shoqeria ALPOL FOOD shpk kerkon te punesoje PUNONJES THERTORE/PULARIE per zonen e MAMURRASIT (Adriatik Fushe).





Rreth ALPOL FOOD Shpk


Kompania ALPOL FOOD eshte nje kompani e re ne fushen e rritjes dhe mbareshtimit te

shpendeve (pulave) si dhe perpunimin e mishit me qellim furnizimin e tregut vendas dhe rajonal.

Investimi ne objekte prodhimi eshte drejt fundit dhe pritet te dale ne treg me produkte ne fillim te

vitit 2024 per kete arsye po mblidhet grupi ku kerkohet dhe pozicioni PUNONJES THERTORE/PULARIE.

Pularia eshte ndertuar ne nje toke me siperfaqe rreth 200,000 m2 dhe e ndare ne 3 parcela qe jane

ngjitur me njera tjetren.

“ALPO Food Shpk”
ka 4 Stalla (ndertesa) të fermave të shpendëve me siperfaqe prej 2800 m2 secila dhe

11,200 m2 ne total. Kapaciteti është 56,000 pula per stalle per cikel, sipas nje mesatarje prej 14-16

pula/m2.Hapesira e pulave eshte e mjaftueshme per te arritur standartet Europiane te mireqenies se

kafsheve per mish. 35-45 ditë është cikël i rritjes për çdo pulë dhe 10 ditë është periudha e

dezinfektimit. Pra, ne kemi gjithsej 7 cikël të rritjes së pulës ne vit. Rreth 1,500,000 pula do te

trajtohen ne vit.





Rreth punes.

ALPOL FOOD shpk kerkon te rekrutoje PUNONJES THERTORE/PULARIE.

Ky moment kerkon nje person me vullnetin per te menaxhuar situata te papritura qe

ndodhin gjate ngritjes se nje biznesi dhe brandi te ri. Puna eshte komplekse dhe sfiduese por

dhe interesante duke marre parasysh natyren e industrise.



Kandidati i interesuar duhet te jete i gatshem per te bashkepunuar me pjesen tjeter te grupit me qellim funksionimin dhe zgjerimin e aktivitetit.



Aplikuesi duhet te kete deshire dhe interes per sektorin e ushqimit ( mish Pule dhe nenproduketet e saj) me qellim ngritjen e nje marke te niveleve Evropiane ashtu sic dhe aspiron kompania.



Pergjegjesite Kryesore.

● Njohurite bazike te punonjesve me produktet e mishit ose sallamerise(ne vecanti mishit te pules).

● Menaxhim i marredhenieve me punonjesit e tjere dhe me Departamentin e Prodhimit.

● Njohuri te mira te procesit te punes sidomos ne linjen e prodhimit.

● Zbatimi i procedurave te punes te caktuar nga Drejtuesi.

● Bashkepunimi me Departamentin e Prodhimit per termat kryesore te punes se tij.

● Komunikim te mire me pjesen tjeter te ekipit menaxhues dhe koleget e tij.

● Te raportoje cdo dite te Drejtuesi per punen gjate dites,problematikat qe has dhe diskutimi per te gjetur nje zgjidhje sa me eficente.

●Te mirembaje mjetet dhe makinerite e tij te punes me kushtet te cilat ia ka krijuar kompania.

●Te lahet dhe te pastrohet qe ne nisje te punes dhe ne mbarim te saj qe brenda kushteve te kompanise.

●Te mbaje Paster linjen e tij ne menyre sistematike dhe te paraqitshme.

●Te kryeje procesin e tij ne menyre sa me mire duke respektuar rregullat e kompanise.





Kualifikimet Kryesore.

● Te kete eksperience ne procese thertore/pularie ose pozicione te ngjashme .

● Te jete fleksibel me proceset e punes.

● Te kete deshire dhe vullnet te punoje dhe te mesoje proceset e punes.

● Te jete bashkepunues me ekipin dhe drejtuesit e tij.





Dergoni CV tuaj ne adresen: alpolfood@gmail.com

Ose telefononi ne numrin e tel.

Tel :0692063944
 


Contact WhatsApp
Back
Top