• AL, Tiranë shpallje Komedia: "Drejt Perendimit"

TEATRI KOMBËTAR

Në datat 19 - 20 - 22 Tetor 2006

Shfaq në Premierë

KOMEDINË



Drejt Perëndimit

me Autor: Albri BRAHUSHA
Regjisor: Spiro DUNI
Skenograf: Fatbardh MARKU
Kostumograf: Laedia HAJDARI
Muzika: Klement MARKU

Në rolet kryesore interpretojnë:
Bujar ASQERIU
Fatos SELA
Naun SHUNDI
Holta DAKO
Helidon FINO
Neritan LIÇAJ
Flaura KURETA


Në Hotelin më të famshëm të Evropës Lindore, nga i vetmi vend ku mund të shihet eklipsi i plotë, vijnë për të kaluar natën dhe për të parë eklipsin një çift i sapomartuar, një Piktor bashkë me Feliksin, ujkun e tij, dhe Gogolina, një astrologe. Ndërkohë Hotelieri dhe Pronari kanë bërë një plan që pasi t´u marrin klientëve paratë të ikin dhe t´a braktisin Hotelin, që në të vërtëtë nuk është Hotel. Pasi të gjithë shohin Eklipsin e Plotë, katër klientët vërë re se gjenden vetëm në një anije në mes të detit. Të pestë personazhet, të hutuar, mundohen të orientohen drejt perëndimit, por as që ia kanë idenë se ku ndodhen dhe të çorientuar udhëtojnë pa e ditur se ku shkojnë.
Pas shumë peripecish, diku, anija përplaset në breg, në pikën ku ishin nisur. Burri, Gruaja dhe Gogolina largohen, ndërkohë që Piktori dhe Feliksi vendosin t´a lyejnë anijen dhe të presin njerëz, duke u kthyer në këtë mënyrë në pronar dhe hotelier.



Për rezervime kontaktoni në nr. e telefonit:
04 22 30 22 dhe celular: 069 21 80 208
e-mail: teatri_kombetarshqipetar@yahoo.it
Biletaria e Teatrit Kombëtar: E martë – E dielë (09.00-14.00; 16.00-20.00)
 


Contact WhatsApp
Back
Top