• AL, Tiranë Aktivitete kulturore ne ditet e ardhshme

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

[10-06-2006]
GALERIA E ARTEVE.



Piktori Ardian Puka vjen me nje ekspozite personale te titulluar "Yjet nuk vishen keshtu"ne Sallen Nr.3 te GKA-se. Kjo ekspozite permban 25 tablo te frymezuara nga romani me te njejtin titull i Elvira Dones. Dt. 1-10 qershor Orari i vizitave

[11-06-2006]
Galeria ZENIT.



Ne galerine "Zenit"eshte hapur ekspozita me piktura te fondit te kesaj galerie. Pikturat jane realizuar nga artistet shqiptare Maks Velo, Ali Oseku, Gazmend Leka, Ardian Isufi. Dt. 6-20 qershor

[11-06-2006]
Katedralja e Parisit.



Ne Arenen e Tiranes Koreografi i mirenjohur Arian Sukniqi do te veje vepren e famshme te Viktor Hygose "Katedralja e Parisit". Kjo veper do te vije si nje shfaqje spektakolare pasi ne te ka dance, show, te alternuar me shume numra spektakolare ajri nga artistet e Cirkut te Tiranes.


[14-06-2006]
Galeria "Van Gogh"



Ekspozita me piktura te fondit te kesaj galerie vazhdon te qendroje e hapur per publikun edhe gjate javes ne vazhdim. Ne te jane te ekspozuara punime te rreth 40 piktoreve, mes te cileve Hasan Nallbani, Nikolin Sylaj, Siro Muedini, Arben Theodhosi, Albana Rexha, Edi Leksani, etj. Punimet jane te gjinive te ndryshme, moderne, klasike, me teme nga realizmi socialist, etj. Punimet jane te gjitha kompozime origjinale. Orari i vizitave Cdo dite: 10.00-20.00 Adresa: Rr. "Myslym Shyri", P.12 Cel. 0692506688

[15-06-2006]
Salloni "DIDART"



Piktori Klement Zoraqi vjen me nje ekspozite personale ne galerine "DIDART", ku paraqet 10 punime te tij te realizuara gjate vitit 2005-2006. Pas nje periudhe 15 vjecare krijimtarie dhe debutimi ne skenen e artit viziv bashkekohor europian si ne Rome, Firence, Bolonje, Paris, Londer, Barcelone, etj. Zoraqi deshiron ti prezantoje publikut shqiptar arritjet e tij me te mira ne gjinine e peizazhit, te realizuar ne tekniken e vajit. I apasionuar pas natyres, Zoraqi arrin te sjelle nepermjet puneve te tij nje mesazh te forte autentik. Ai i ka dhene peizazhit te tij karakteristikat e tablose figurale, sintetike, me konceptim grafik me kompozime te papritura qe mbartin ngarkesa te forta emocionale. Ato flasin per nje individualitet te spikatur. Dt. 1-15 qershor Orari i vizitave Cdo dite: 10.00 - 20.00 Adresa: Rr. "Islam Alla", nr. 3 (perballe SAMSUNG-ut) Cel. 0682058730

[15-06-2006]
Muzeu Historik Kombetar.



"Present" - Duhet te jemi ketu, per sot dhe per neser. Ekspozite e perbashket artistesh. Tete shqiptare te njohur te arteve pamore dhe nje amerikane : Ali Oseku,Vladimir Myrtezaj, Gazmend Leka, Ardian Isufi, Ardian Kapo, Genc Mulliqi, Artan Peqini dhe Carolynne Whitefeather. Kuratore dhe pjesemarrese e ekspozites eshte Najada Hamza. Dt. 5 qershor-10 korrik
 


WhatsApp
Back
Top