• Agjent Shitje- Zona Fier

NJOFTIM PUNESIMI

Kompania "Nelt shpk, pjesë e “NELT Group”, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha multinacionale si Beiersdorf, Mondelez, GSK, Arcor, Friesland Campina, Kraš, Hell , Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed dhe Baby Food Factory.

Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
Nelt shpk në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:

Agjent Shitje- Zona Fier
Departamenti Komercial


DETYRAT:


  • Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
  • Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
  • Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
  • Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
  • Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në palmar-sistem shitje,
  • Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
  • Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
  • Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,
  • Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
  • Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.

KËRKESAT:


  • Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
  • Vendbanimi ne Fier
  • Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
  • Të jetë i besueshëm,
  • Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
  • Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
  • Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
  • Të jete i aftë të punojë në grup,
  • Të jetë i aftë të punojë nën presion,
  • Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.


KUSHTE TE TJERA:

• Kushte të shkëlqyera pune
• Mundësi për zhvillim professional
• Ambient miqesor dhe pozitiv
• Orari i punës: nga e Hëna në të Premte 8 orë punë



TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Hr.al@nelt.com

Ose te kontaktojne ne Whataspp ne numrin 355689008590

Afati i dorezimit te aplikimeve deri ne date 30.04.2024


Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

__________________
Nelt Sh.p.k.
Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri
Web: www.nelt.com

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë
për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top