• Tirane, ofroj vend pune Manaxhere

NICOLE SH.P.K. eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi, e cila operon ne tregun e shitjeve me pakice. Nicole SH.P.K. tregton veshje te cilesise me te larte ne tregun shqiptar; dhe operon eksklusivisht me firma te njohura ne fushen e modes italiane, si: Blumarine, Red Valentino, Zegna, Armani Collezioni, Corneliani.

Manaxherja duhet te njohe mire procesin e manaxhimit si edhe procesin e rekrutimit.

Permbledja e pozicionit ( te manaxheres)

- E afte te rekrutoje punonjes te rinj, sipas normave dhe standarteve te caktuara, dhe te njohe mire procesin e rekrutimit,
- Manaxhimi dhe motivimi i stafit të dyqanit për të maksimizuar efikasitetin në punë me qëllim rritjen e shitjeve ditore;
- Supervizimi i stafit, ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë, organizimi dhe zbatimi i turneve dhe orareve të punës për personelin e dyqanit;
- Menaxhimi i niveleve të stokut dhe kontrollit të tij;
- Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
- Përpilimi i raporteve statistikore periodike me qëllim analizimin e shitjeve dhe parashikimin për rritjen e tyre në të ardhmen me qëllim maksimizimin e përfitimeve nga dyqani;
- Përfshirja në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të kënaqshëm te klientëve, si dhe ndjekja e procesit të porosive;
- Sigurimi i standarteve të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan;


Kriteret e punes

- Diplomë Universitare;
- Mosha e detyruar 35 - 40 vjec
- Përvojë e mëparshme në sektorin e shitjeve me pakice (Eksperienca prej 3-4 vjet në Retail);
- Pervoja te meparshme ne fushen e Manaxhimit (5-6 vjet eksperience si manaxhere
- Të zotëroj shumë mirë gjuhën Angleze;
- Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
- Të jetë fleksibël, e adaptueshme, energjike dhe e besueshme;
-Të shfaq aftësi të mira problem-zgjidhëse dhe të menaxhimit të stresit.
- Te jete fleksibel

Të dhënat:

Pozicioni: Manaxhere Butiku
Vendndodhja: Tiranë (Bllok)
Pagesa: Shume e mire

Aplikimet mbyllen: 06.07.2015.

Kandidatet duhet te paraqesin CV ku te specifikohen te gjitha eksperiencat e puneve te meparshme, leter reference dhe leter interesi.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

CV-te duhet te dergohen ne kete adrese email flonia_pashko@hotmail.com Per me shume informacion mund te kontaktoni ne kete numer 0699913701.

Butik Nicole

mobile : 0699913701
email:flonia_pashko@hotmail.com] [B]Address[/B]: Rr. Vaso Pasha, Pallati 10, Nr.1, Tirane. (Butik NICOLE perballe lokalit Magic For ne Bllok)
 


Apply WhatsApp
Back
Top