• SHKODER, ofroj vend pune AGJENT/E SHITJE në terren

Agjent/e shitje në terren

GK Imports Sh.p.k eshte nje kompani importi e produkteve nga Amerika e Veriut – Për më shumë informacion vizito: gkimports.com

Qëllimi i pozicionit:

Shitja e produkteve, depërtimi në segmente të reja të tregut dhe rritja e të ardhurave nga shitja.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Krijon territor të shitjes së produkteve dhe viziton rregullisht klientët derë me derë në markete, supermarkete duke realizuar shitjet sipas planit të shitjeve;
• Prezanton dhe shpërndan produktet e kompanisë për klientët ekzistues, identifikon klientët potencial dhe krijon të rinj;
• Vendos, zhvillon dhe mban marrëdhënie me të gjithë klientët në një territor të caktuar, duke gjeneruar mundësi të reja bashkëpunimi;
• Ruan të gjithë kontaktet dhe krijon një database të klientëve;
• Identifikon dhe ndjek mundësi të reja për shitje, të cilat mund të krijohen nga puna në terren;
• Shqyrton dhe siguron që pagesat e klientëve të bëhen ne kohë;
• Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet;
• Raporton tek eprorët në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe rezultatet e shitjes si dhe problematiken e hasur;
• Monitoron tregun ne tërësi, mbledh informacion dhe e raporton;
• Bën detyra të tjera sipas nevojës së profilit të punës.


Kualifikimet dhe aftësitë:

- Preferohet të ketë përvojë pune; (por do ofrohet trajnim).
- Të ketë aftësi tregtimi si dhe aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese dhe korrektësi.
- Të jetë i aftë dhe i motivuar të punoj i pavarur si dhe të ndërveprojë në grup;
- Të njohë programet bazë të Microsoft Office (Word, Excel) dhe email;
- Të ketë aftësi menaxhuese dhe organizuese;
- Të ketë patentë shoferi (kategoria B);
- Të kuptojë tregun, konsumatorët dhe konkurrencën;
- Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
- Të ketë moshën mbi 21 vjeç.

Kushtet e punës:

 Pozicioni shpërblehet me nje rrogë bazë dhe përqindje mbi çdo shitje të realizuar;
 Kandidatët duhet të jenë komod me punën në terren;
 Kandidatët duhet të jenë fleksibël me oraret.

APLIKONI duke dërguar një CV, me foto, në formatin Word, në adresën tone te email: info@gkimports.com si dhe mund të na kontaktoni në: facebook.com/delonshkoder ose facebook.com/USAdetergent Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top