• Internal Audit, Risk and Governance

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon Trajnimin:

Internal Audit, Risk and Governance”
6-7-8 Korrik 2016 ora 16:00 - 19:30.

Niveli I. Roli i Aktiviteti te Auditimit të Brendshëm në Drejtimin e nje kompanie, Rreziku dhe Kontrolli.
Pjesa qe perfshin Rolin e Aktivitetit te Auditimit të Brendshëm në Drejtim, Rrezikun dhe Kontrollin eshte i pari program qe berbehet prej 3 nivelesh, qe zgjerohet ne Praktiken dhe Universin e Auditimit te Brendshem per profesionistet qe merren me Aktivitetet e Auditimit te brendshem. Ky trajnim do te prezantohet ne pjese te ndryshme dhe te gjitha se bashku do te mbulojne nje game te gjere temash interesante, duke perfshire praktiken e auditimit te brendshem, aftesite dhe pergjegjesite ne raste mashtrimi, si edhe do të ketë një fokus të dedikuar për veprimtarinë e auditimit të brendshëm, rreziqet, kontrollin sebashku me praktikat e kerkuara per planifikim dhe mbikqyrjen e angazhimeve të auditimit të brendshëm. Nëpërmjet shembujve praktike dhe te dhenave per studim ky trajnim do tju ofroje nje menyre interaktive per te shqyrtuar dhe testuar njohurite tuaja duke i krahasuar ato me praktiken.

Lektore për këtë Trajnim do të jetë Znj.Vjollca Karapici.
Znj. Karapici mban titujt “Prof. Dr.” dhene nga Komisjoni i Vlerësimit të Titujve Akademik, pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, “Profesor i Asociuar”, dhene nga “Komiteti i Shkences e Teknologjise”, Shqiperi, Doktor i Shkencave Ekonomike” si edhe “Kandidat i Shkencave Ekonomike”. Me nje eksperience te zgjeruar ne fushen e kontabilitetit Prof. Dr. Vjollca KARAPICI eshte anëtare e Keshillit te “Profesoreve” ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranes, anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, anetare e Bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Auditorëve të Brendshëm) si edhe antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi. Prof. Dr. Vjollca KARAPICI eshte autore e shume teksteve mbi Auditimin, Analiza financiare, Kontabilitetin e nderrmarrjeve ekonomike si edhe e Kumtesave ne Konferenca Shkencore Nerkombetare dhe Kombetare te botuara. Eshte autore e artikujve shkencore Nderkombetare dhe Kombetare etj.PROGRAMI
Dita I
1: Qëllimi i auditimit, misioni. Auditimi dhe shërbimet e sigurisë: konceptet themelore.
2: Standartet profesionale te auditit.
Dita II
1: Kontrolli i brendshëm: konceptet themelore dhe elementët përbërës. Tiparet e kontrollit brendshem, llojet, standardet.
2: Auditimi i brendshëm: konceptet themelore. Standarded e auditimit te brendshëm dhe Kodi etik.
Dita III
1: Materialiteti dhe vleresimi i riskut.
2: Planifikimi, procesi dhe përmasat e auditimit.
Shënim: Shembujt do të formulohen mbi bazën e informacionit të detajuar mbi secilin pjesëmarrës për t’iu përshtatur nevojave të pjesëmarrësve.Medota e trajnimit: Komunikim i dyanshëm ndërmjet trajnerit dhe pjesëmarrësve. Rekomandohen ndërhyrjet e pjesëmarrësve gjatë seancave të trajnimit.
STRUKTURA E TRAJNIMIT
  • Kohëzgjatja: 6-7-8 Korrik 2016 Ora: 16:00 – 19:30
  • Tarifa e pjesëmarrjes: 70 Euro, ku janë të përshira materialet e kursit, dhe çertifikata në fund të tij.
  • Afati i fundit i pagesës: 5 Korrik 2016
  • Modalitetet e pagesës: Tarifa e pjesëmarrjes paguhet përpara fillimit të kursit dhe nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të tij. Pagesa duhet bërë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Deparatamenti i Projekteve dhe Trajnimeve brenda datës 5.06.2016
  • Vendi: Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 6. Tiranë.
  • Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga DHTIT.
KONTAKTPër të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtem:
************************************Ornela SulceKordinatore TrajnimeshDhoma e Tregtisë & Industrisë, TiranëRr: Kavajës, nr.6, Tiranë/ShqipëriTel: + 355 (0) 45 800 934Cel: + 355 (0) 69 554 2443E-mail: ornela_sulce@cci.al


************************************
Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Dhoma e Tregtisë & Industrisë, Tiranë
Rr: Kavajës, nr.6
Tiranë/Shqipëri
Tel: + 355 45 800 934
Cel: + 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Website: www.cci.al
************************************
 


Contact WhatsApp
Back
Top