• Tirane, ofroj vend pune Specialist Blerjesh

eppc kërkon një Specialist Blerjesh, për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në industrinë transport-automobilistikë në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Identifikimi i nevoja të kompanisë për furnizimin e produkteve apo kategori produktesh;
• Ndërtimi i marrëdhënieve të komunikimit me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë vendit;
• Negocimi për blerjen e produkteve;
• Përditësimi i të dhënave për furnitorët, artikujt dhe çmimet dhe analiza e tyre;
• Dhënia e porosive dhe ndjekja e tyre në procesin e zbatimit;
• Ndjekja e procesit të përgatitjes së tenderave;
• Koordinimi i punës me Departamentin e Shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Përvojë e mëparshme në sektorin e blerjeve; (Eksperienca në industri është avantazh);
• Të zotëroj shumë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane;
• Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
• Te jetë person i besueshëm dhe i gatshëm të marr përsipër përgjegjësi;
• Të ketë iniciativë dhe të jetë bashkëpunues.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist i Blerjeve;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25.12. 2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top