• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Konsulent Projekti

eppc kërkon një Konsulent për implementimin e një projekti të rëndësishëm për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë me prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Trajnon me njohuritë e nevojshme kompjuterike stafin e përfshirë në projekt;
2. Përgatit teste dhe raporte në lidhje me ecurinë e trajnimeve;
3. Kontrollon dhe teston implementimin e projektit në vend.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare me background në mjekësi ose informatikë;
• Eksperiencë me pajisjet dhe proceset e kujdesit shëndetësor;
• Eksperiencë e mëparshme me sistemet informatike mjekësore; (përbën avantazh)
• Aftësi të mira shprehëse, trajnuese dhe komunikuese;
• Aftësi të të punuarit në grup dhe të jetë person i përgjegshëm;
• Njohës i mirë i programeve kompjuterike;
• Të zotërojë mirë gjuhën Angleze;
• Të ketë leje drejtimi automjeti dhe fleksibilitet për të udhëtuar. (e domosdoshme)

Të dhënat:

Pozicioni: Konsulent Projekti;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30 Shtator 2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top