• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
eppc kërkon një Ekonomist/e për klientin e saj, i cili operon në fushën e shitjeve të produkteve elektronike dhe elektroshtëpiake në vend.

Puna e ekonomistit do të konsistoj në disa aspekte të punës brenda departamentit të financës, siç janë: Rakordime me klientë dhe furnitorë; Marrëdhëniet me organet tatimore dhe bankat; Regjistrime kontabël, Deklarimet online; Përgatitja e pasqyrave financiare etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Kontabilitet;
• Përvojë 1 - 2 vjeçare pune si ekonomist/e;
• Të njohë mirë gjuhën Angleze;
• Përdorimi i programit financiar Alpha është domosdoshmëri;
• Përdorimi i MS Office. Excel-i domosdoshmëri;
• Të jetë person korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Ekonomist/e;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Udhëtime pune Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 26 Maj 2015.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top