• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER KLIENTESH/KREDI SME

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 18 vjetësh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Financial Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër. Aktualisht, Banka ka dy pozicione të lira si 'Menaxher Klienti' për Kreditë SME në rrethin e Tiranës. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Menaxher Klienti/SME
Raporton te: Drejtori i Shitjeve SME

Qëllimi i pozicionit: Të marketojë dhe të shesë produktet e bankës si dhe të zhvillojë dhe mirëmbajë portofolin e klientëve SME

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.kryesisht në terren
2. Forcon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe siguron që vlera e tyre të rritet
3. Ndërton dhe zhvillon një portofol klientësh me produkt kryesor kredi SME per biznesin dhe siguron shërbim të shkëlqyer
4. Mbledh dokumentat përkatës të kredi-kërkuesve si dhe kryen vizita pranë ambienteve të klientëve
5. Kryen analizën financiare të biznesit dhe vlerëson aftësinë paguese të tij
6. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve
7. Ndjek dhe ka përgjegjësi për cilësinë e portofolit të kredisë

Profili individual i dëshiruar:
-Të jetë i diplomuar
-Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperience (preferohet eksperience në shitje në segmentin e SME-ve ne sektorin bankar)
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitëse
-Të jetë proaktiv dhe i orientuar ndaj zhvillimit të marrëdhënieve me klientët
-Të adaptohet lehtë dhe të ketë iniciativë


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 20/12/2015 në adresat e poshtëshënuara.

-e/mail: info@icbank-albania.com ose

Rr:"Murat Toptani',Godina'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë

Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale
 


Apply
Back
Top