• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Departamentit të Prokurimit dhe Administrates

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Qëllimi:

Menaxheri i Departamentit të Prokurimit dhe Administrates drejton dhe menaxhon të gjithë procesin e prokurimit për të mundësuar kushtet dhe termat më të favorshme për sigurimin e të mirave dhe shërbimeve sipas politikës së PLUS. Gjithashtu eshte pergjegjes per menaxhimin e administrates dhe te gjithe sektoreve ne varesi si logjistika, mirembatja e godinave dhe sherbimi i sigurise fizike.

Detyrat:
 Menaxhon procesin e prokurimit për sigurimin e të mirave dhe shërbimeve për rrjetin, punime civile dhe produkte marketing;
 Mundëson zbatimin e procedurave të prokurimit dhe kompanisë si dhe siguron koston më të mirë për PLUS;
 Negocion kontratat për sigurimin e materialeve/produkteve të nevojshme duke balancuar çmimin/cilësinë dhe Kushtet dhe Termat më të favorshme për PLUS;
 Drejton në bashkëpunim me departamentet e tjerë vlerësimin e performancës së furnitorëve të PLUS;
 Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët aktualë dhe të rinj të PLUS;
 Kontrollon dokumentacionin e tenderit (RFI/RFQ/RFP)s;
 Përditëson në mënyrë periodike procedurën e prokurimit në PLUS duke e përshtatur edhe me praktikat më të mira të industrisë;
 Përcakton dhe ndjek objektivat e sektorit dhe stafit të prokurimit.

Përgjegjësitë kryesore
 Kryen dhe mundëson një proces të saktë dhe të qartë të blerjes së materialeve/produkteve/aseteve të PLUS;
 Analizon çmimet për kryerjen e shpenzimeve të CAPEX dhe OPEX në kompani;
 Kryen procese prokurimi duke ju përmbajtur buxhetit të përcaktuar;
 Vlerëson procedurat e tenderit dhe kontrollon dokumentacionin për përzgjedhjen e furnitorëve;
 Kontrolli i Urdhër – Blerjeve si nivel i parë në bazë të procedurave të kompanisë;

Arsimi
 Diplomë universitare në Administrim Biznes ose në fusha të tjera të ngjashme ose ekuivalente;
 Kualifikime në fushën e prokurimit do të ishin avantazh

Eksperienca

 3-5 vjet eksperiencë në fushën e prokurimit në industinë e telefonisë celulare ose sektorë të tjerë të industrisë së telekomunikacionit;
 Pozicion drejtues 2-3 vjet;
 Njohuri të sistemit SAP është e preferueshme

Aftësi të tjera
 Të punojë në mënyrë të pavarur;
 Aftësi komunikuese;
 Aftësi negociuese;
 Njohuri të MS Office
 Të njohë mirë gjuhën angleze

Aplikoni për të qenë pjesë e skuadrës PLUS. Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online ne http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni, ose mund të dërgoni një cv të përditësuar dhe një letër interesi në adresën e e-mail-it hr@plus.al.
Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

PLUS Communication garanton të gjithë aplikantët që informacioni i dërguar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Data e fundit për aplikime është 13 Dhjetor 2015
 


Apply
Back
Top