• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues për Mënyrat dhe Mjetet e Sigurisë në Gjeologji-Miniera

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
eppc kërkon një Përfaqësues për Mënyrat dhe Mjetet e Sigurisë në Gjeologji-Miniera, për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë ndërkombëtare lider në fushën e teknologjisë për sigurinë gjeo-minerale.

Një vështrim i përgjithshëm:

Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë eksperiencë me mënyrat dhe mjetet e sigurisë. Eksperienca ne sigurinë minerale, nxjerrëse dhe përpunuese, elektrike, mekanike dhe pirro-teknike janë të nevojshme.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Marrëdhëniet me klientët në industrinë minerale, nxjerrëse dhe përpunuese;
2. Planifikimin e shitjeve;
3. Asiston në proçedurat e tenderave dhe kontratave;
4. Sigurohet që të gjitha dërgesat/shërbimet janë kryer në përputhje me standartet e punës;
5. Përgatit të dhënat dhe zbaton standartet konform ligjit duke përfshirë edhe kontrollin e kostove.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë universitare me background inxhinierik (Ka preferencë për degët Kimi, Teknologji, Biokimi, Miniera, Elektroteknikë, Inxhinieri e përpunimit të naftës dhe gazit);
• Përvojë e mëparshme në fushat më lartë;
• Eksperiencë në marrëdhënie biznesi;
• Njohje e gjuhës Angleze dhe/ose asaj Gjermane;
• Të njoh paketën MS Office (kryesisht Word, Excel);
• Mosha mbi 25 vjeç;
• Të ketë leje drejtimi automjeti;
• Të jetë i gatshëm të udhëtoj.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues për Mënyrat dhe Mjetet e Sigurisë në Gjeologji-Miniera;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: CEO;
Udhëtime pune: Po, kryesisht brenda vendit;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg (fikse + bonuse + makinë, etj);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30 Qershor 2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top