• Tirane, ofroj vend pune Shef/e Finance

eppc kërkon një Shef/e Finance për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të suksesshme në treg.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Mbajtja e kontabilitetit;
2. Deklarimet online;
3. Përgatitja e pasqyrave financiare, analizave, raporteve periodike dhe vjetore.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
• Eksperiencë pune në drejtimin e kontabilitet-financës jo më pak se 3 vjet;
• Përvojë në përgatitje procedurash dhe mbyllje bilanci;
• Të zotërojë programet financiare Alpha ose Financa 5 (Kriter i domosdoshëm);
• Përdorimi i MS Office. (Excel-i është domosdoshmëri);
• Aftësi drejtuese dhe organizative;
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
• Të ketë njohuri në fushën e legjislacionit tatimor dhe doganor.

Të dhënat:

Pozicioni: Shef/e Finance;
Raporton: Administratori;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 48 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 21.09.2015

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top