• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Operacioneve të Sistemeve të Faturimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist/e i Operacioneve të Sistemeve të Faturimit

Specialisti/ja i Operacioneve të Sistemeve të Faturimit raporton te Manaxheri i Sektorit perkates dhe detyra e tij/saj është të mirëmbajë sistemet e faturimit për Klientët me Parapagim dhe me kontratë dhe të kryejë proceset e duhura për të parandaluar problematikat në sisteme.

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës të:

• Të japë mbështetje për të gjithë sektorët e teknikës dhe biznesit për ofertat ekzistuese, ofertat e reja dhe paketat e ndryshme promocionale;
• Të japë zgjidhje për cdo problem të ngritur nga Departamenti i Kujdesit për Klientin, Shitjet apo Financa;
• Të japë mbështetje të plotë sektorëve të tjerë të teknikës VAS, Core, CRM, Zhvillimi i Sistemeve të Faturimit.
• Të japë zgjidhje për order-at e ngritur dhe problematikat që lidhen me to;
• Të kryejë provizionimin e ofertave për një numër të madh abonentësh, aktivizimin dhe caktivizimin e tyre në sistem;
• Të kuptojë ofertat, logjikën e paketave promocionale dhe ti kontrollojë dhe testojë ato;
• Të japë zgjidhje për problemet që mund të ketë midis platformave të faturimit dhe platformave të tjera;
• Të zgjidhë cështjet që lidhen me procesin e mbartjes së numrit;
• Të propozojë dhe zhvillojë procese të reja për përmirësimin e detyrave operacionale ditore;
• Të kryejë të tjera detyra sic i caktohen nga supervizori direkt.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike ose në ndonjë fushë tjetër të ngjashme;
• Të ketë të paktën 2 vjet experiencë në industrinë e telekomunikacionit ose zhvillimit të programeve;
• Të ketë eksperiencë me baza të dhënash në Oracle dhe të njohë sistemet operative Linux/AIX; njohuri të PL/SQL do të konsiderohen avantazh
• Të ketë eksperiencë në gjuhë programimi, njohuritë në Java do të jetë avantazh;
• Të ketë eksperiencë në konfigurimin në sisteme të oferta dhe tarifave dhe të jetë i aftë të kuptojë llogjikën e sistemeve të faturimit.
• Njohja ciklit të tarifimit dhe e procesit të faturimit për klientët me kontratë do të konsiderohet avantazh;
• Të jetë i gatshëm të punojë me turne;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur e në të shkruar;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup;

Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes së aplikimeve është 06 Dhjetor 2015
 


Apply
Back
Top