• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues/e Shitjesh B2B

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
eppc kërkon një Përfaqësues/e Shitjesh B2B për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të suksesshme në treg në fushën e marketingut.

Një Vështrim i Përgjithshëm:

Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe aftësi shitëse. Të jetë i organizuar, korrekt dhe në gjendje që të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë te mira biznesi.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët;
2. Analizimi i plotë i produkteve dhe rekomandimet e duhura tek klientët, me qëllim plotësimin në mënyrë efikase të nevojave dhe kërkesave të tyre;
3. Identifikimi dhe rekrutimi i klientëve të rinj;
4. Ndjekja me kujdes dhe përpikmëri e klientëve si dhe negocimi me ta për realizimin e procesit të shitjes;
5. Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të planit të biznesit dhe objektivave të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Përvojë në shitje B2B, jo më pak se 2 vjet (domosdoshmëri);
(Eksperienca në Retail ose Telekomunikacion përbën avantazh);
• Të ketë iniciativë dhe të orientohet drejt rezultateve;
• Të jetë konfident, fleksibël, elokuent dhe entuziast;
• Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe brenda afateve;
• Të ketë leje drejtimi automjeti;
• Të zotërojë mirë MS Office.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues/e Shitjesh B2B;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 48 orë;
Raporton tek: Drejtori i Përgjithshëm;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 09.01.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top