• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektronik/Informatik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi, specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtrare por jo vetëm, aktualisht në drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishme në Shqipëri: TEG-180 dyqane , QTU- 90 dyqane


ACREM kërkon të punësoj : Inxhinier Elektronik/Informatik



Pershkrimi i Pozicionit te Punes :

Inxhinieri Elektronik/Informatik ne Dep. e Teknikes ne Qender Tregtare eshte pergjegjes per kryerjen e te gjitha sherbimeve ne sistemin BMS, BSS, VMS, LEDWALL, Telefonine, Data transmission, Telefonise etj. si dhe monitoron,kontrollon mbarevatjen e sistemeve speciale.

Raporton tek Menaxheri i Teknikes.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

- Eshte pergjegjes per shfrytezimin e te gjithe sistemeve BMS, BSS, VMS, Data, Telefonise etj, te instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve te sistemeve, nderhyrjet e nevojshme dhe mirembajtjen e perhershme te sistemeve ne gjendje operative
- Ndjek dhe udheheq kryerjen e punimeve te ndryshme mbi sistemet BMS, BSS dhe sistemeve te tjera speciale ne rastet e nevojshme apo emergjente
- Planifikon, organizon, dhe monitoron punen e perditshme per tu siguruar se te gjitha etapat e shfrytezimit te sistemeve po realizohen sipas parametrave te percaktuara
- Mban ne kontroll koston e mirembajtjes te sistemeve BMS, BSS, VMS, Telefonise dhe sistemeve speciale
- Koordinon punen midis grupit te teknikes per kryerjen e sherbimeve ne sistemet BMS, BSS, VMS, Telefonise dhe sistemeve speciale
- Pregatit dhe monitoron grafikun e zbatimit te punimeve ne sistemet BMS, BSS, VMS, Telefonise etj
- Perpilon dhe koordinon punen per pregatitjen e manualeve te kontrollit, testimeve dhe mirembatjes te sistemeve speciale
- Merr pjese ne hartimin dhe zbatimin e rregullores se sigurimit teknik dhe shfrytezimit te sistemeve speciale
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore per sistemet speciale


Kerkesa dhe Kualifikime:

- Eksperience pune e kerkuar 3-4 vjet si Inxhinier Elektronik/Informatik
- Njohuri shume te mira per rrjetat LAN, WAN, skemat e adresimit IP, sistemet e transmetimit me Ethernet dhe Fiber Optike
- Njohuri mbi CCTV, sistemin e dedektimit te zjarrit, sistemin audio
- Njohuri shume te mira mbi telefonine analoge dhe IP
- Njohuri baze mbi programimin dhe konfigurimet per sistemet BMS, BSS, dhe sistemet speciale
- Aftesi ne instalime dhe testime te sistemeve speciale, aftesi ne skicime dhe perzgjedhje
- Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale
- Eksperience e meparshme individuale ose ne perberje te ekipeve teknike per projektim, instalim, mirembajtje pajisjesh dhe sistemesh T.I.K dhe rrjetet data Cisco, rrjet telefonik dhe analog IP
- Nevojitet njohja dhe perdorimi i gjuhes Angleze


Mbyllja e aplikimeve në dt. 09. 08. 2018
Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV-te ne adresen tone elektronike:

hr@acrem.al

duke specifikuar ne subjekt se aplikojne per kete pozicion

Ju bejme me dije se do te kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste!
 


Apply
Back
Top