• Tirane, ofroj vend pune Administrator i Sistemeve

PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Administrator i Sistemeve , në Divizionin Teknik.


Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:

  • Personi do të jetë përgjegjës për rregullimin, monitorimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe mbajtjen sa më eficente të gjendjes operacionale të sistemeve dhe serverave që ka në ngarkim;
  • Kryen mirëmbajtjen dhe monitorimin në bazë ditore të gjendjes së domaineve si dhe raporton të gjitha problematikat që janë të lidhura me rolet kryesore të kontrolleve të tyre;
    Krijon dhe menaxhon përdoruesit ekzistues apo të rinj në të gjitha sistemet respektive për ta;
  • Kryen mirëmbajtjen, konfigurimin, instalimin dhe kontrollin e perditshëm të sistemeve dhe të të gjitha serverave Windows, Linux, Active Directory, që ka në ngarkim;
  • Modifikon elementet specifik të serverave Linux, bazuar në kërkesat teknike të departamenteve të tjera, apo kur e kërkon mirëmbajtja e tyre;
  • Kontrollon dhe kryen back up të logeve të të gjitha sistemeve dhe kryen raportimin e rasteve problematike tek Administratori i Back up-ve;
  • Kryen Troubleshooting të të gjitha problemeve që raportohen nga sistemet;
  • Kryen monitorimin, mirëmbajtjen, konfigurimin dhe adaptimin e software-ve të caktuara nën përgjegjësinë e tij, për procese të ndryshme të kompanisë;
  • Përditëson dhe ruan në mënyrë rigoroze të gjithë dokumentacion e kërkuar për proceset e punës;
  • [FONT=&quot]Bazuar në kërkesat dhe nevojat e ndryshme që dalin kryen provizionimin e Storage dhe Virtual Machines.
    [/FONT]

Kërkesat që duhet të përmbush aplikanti:


  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektronike ose Informatike
  • 1-3 vjet eksperiencë pune të ngjashme, do të përbënin avantazh
  • Kualifikimi bazë për administrimin e sistemeve Linux (RedHat, CentOS).
  • Njohuritë bazë për të punuar me programet në Perl ose Shell
  • Eksperiencë pune me baza të dhënash dhe Query syntax
  • Të kenë njohuri dhe eksperiencë në sherbimet DNS, HTTP, Mail, RADIUS.
  • Eksperiencë pune me Troubleshooting të sistemeve
  • Do të përbënin avantazh njohuritë në teknologjinë Virtuale & Hypervisors, si edhe eksperienca me Sistemet e Përbashkëta të Ruajtjes & Rrjetet FC.
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Përgjegjshmëri dhe integritet të lartë
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe përdorimi të gjuhës Angleze
Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicioni për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është
15 Prill 2014.

Tel. : 0035542382500
 


Apply WhatsApp
Back
Top