• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu, Dep. Marketing



MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Specialist Marketingu

Qellimi i Pozicionit: Ndjek të gjitha komunikimet që lidhen dhe ndikojnë në imazhin e markës.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Ndjek marrëdhëniet me mediat.
  • Ndjek realizimin e broshurës Megatek brenda afatit të vendosur paraprakisht sipas strukturës së miratuar.
  • Ndjek shpërndarjen e broshurës, kontratat me kompanitë shpërndarëse dhe monitoron ekzekutimin e planit të shpërndarjes.
  • Ndjek shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe cdo materiali tjeter te printuar.
  • Ndjek realizimin e cdo materiali që mban logon Megatek.
  • Përditëson dhe ndjek detyra të deleguara për të siguruar progres deri në afatin e paracaktuar.
  • Ndjek cdo aplikim të bërë të logos, në dyqan dhe jashtë dhe ndërmerr e veprime korrigjuese me aprovimin e Drejtuesit të Departamentit.
  • Kontrollon dhe sigurohet për cilësinë, sasinë dhe çmimin e çdo materiali marketing të ofruara nga palë të treta. Raporton rastet kur evidenton mosperputhje me marreveshjen e miratuar.
  • Përpilon materialin komunikues nëpërmjet mediave sociale sipas udhëzimeve apo një plani të përcaktuar më parë.
  • Ndjek materialin e komunikimit audio in-store, parking dhe në të gjithë territorin e Megatek.
  • Të tjera detyra sipas udhëzimeve Drejtuesi i Departamentit të Marketingut.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Diplomë Universitare në: Shkenca Komunikimi, Marketing ose fusha të lidhura me to.

Eksperiencë pune:Te pakten 2 vjet pune ne pozicione te ngjashme.


Aftësite:.
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi.
  • Njohuri shume te mira te mediave sociale
  • Aftesi te shkelqyera analitike dhe prezantimi, duke perfshire aftesine e ndjekjes se disa projetketeve njeherazi
  • Eficence gjate punes nen presion, afateve dhe oreve shtese per te kompletuar detyrat e percaktuara.
  • Aftesi per te punuar ne grup.
Aftesi te tjera:

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri shume te mira te aplikimeve te Microsoft Office.

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: [SIZE=3][COLOR=#0000ff]burimenjerezore@megateksa.com[/COLOR][/SIZE]
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top