• Tirane,Commercial Manager

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin: Commercial Manager

Roli:Studimi dhe kuptimi I nevojave dhe preferencave të konsumatorit duke pasur parasysh :cmimin,cilësine,standartin. Studion dhe është në dijeni të vazhdueshme mbi produktet dhe ofertat e tregut dhe konkurencës.Manaxheri Komercial është përgjegjës për mbarëvajtjen e gjithë procesit të blerjes dhe shitjes së produkteve me qëllim rritjen e fitimeve.
Raporton tek CEO.

Detyrat që duhet të përmbushë:
• Zhvillon dhe udhëheq Strategjine e blerjeve në përputhje me synimet dhe skemën e kompanisë.
• Drejton dhe mbikqyr aktivitetin e përditshëm të departamentit, duke përfshirë, por jo vetëm,blerjet, shitjet e produkteve me qëllim rritjen e fitimit dhe zgjerimit të rrjetit.
• Përcakton linjën e produkteve me shumicë dhe pakicë në bashkëpunim me menaxherin e shitjeve me shumicë dhe pakicë kur është e nevojshme.
• Zhvillon strategji për zhvillimin e pikave të reja të shitjes
• Përcakton strategjinë e blerjeve dhe menaxhimin e buxhetit në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë.
• Mban përgjegjësi për nivelin e stokut dhe cilësinë e tij, etj.

Kualifikime/ Kërkesa:
• Minimumi 3 vite eksperience pune të ngjashme(preferohet në Retail)
• I aftë në analizimin e të dhënave teknike të propozimit të furnizuesit (cmim, cilësi, support teknik,etj)
• Aftësi shumë të mira në marrjen e vendimeve,
• Aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizative,
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.



Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: contact@ahrs.al, Brenda datës 30.08.2015.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhu referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
__________________


- Albanian HR Solutions sh.p.k.
- Adresa: Rr. Ramazan Shijaku,P.26, Shk.1, K.2,Tirane, Shqiperi
- Website: www.ahrs.al
- Tel/fax: +35544530154
 


Apply WhatsApp
Back
Top