• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Restoranti ABA21

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
GENER 2 SH.P.K
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD​

 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Titull: Manaxher Restoranti ABA21

 DETYRAT KRYESORE
• Te beje kordinimin e operacioneve te restorantit sipas turneve perkatese;
• Te menaxhoje stafin dhe ti mbaje gjithmone te informuar me aktivitetin e restorantit;
• Te mbaje lidhjet me klientet, te menaxhoje prenotimet si dhe tu pergjigjet ankesave te klienteve;
• Te siguroje numrin e duhur te punonjesve dhe te kujdeset per uniformat e tyre duke respektuar standartin e kompanise;
• Te keshilloje apo sugjeroje menu te ndryshme si dhe vererat e pershtatshme;
• Te ndihmoje ne rekrutimin, trajnimin dhe motivimin e stafit;
• Te organizoje dhe supervizoje turnet e guzhines, te salles dhe te pastrimit;
• Te ruaje standarte te larta per kontrollin e cilesise, te higjenes dhe te shendetit e sigurise;
• Te supervizoje nivelin e stokut dhe te furnizimeve;
• Te siguroje fondin e kases me monedhat e duhura;
• Te ndihmoje ne cdo hapesire te restorantit sipas situatave dhe nevojave qe mund te paraqiten;
• Te beje analizen dhe planifikimin e nivelit te shitjeve dhe te fitimit;
• Te organizoje aktivitete marketing, si evente promocionale apo skema discounti;
• Te pergatise raporte javore lidhur me kontrollin e shitjeve, kontrollin e ushqimit si dhe menaxhimin e stafit’
• Te beje planifikimin e shitjeve, te fitimit si dhe te zhvillimit te stafit;

 KRITERET KRYESORE

• Te kete aftesi te shkelyera komunikimi me shkrim dhe verbale;
• Te kete mbi 5 vjet experience pune ne fushe te tille;
• Te kete aftesi shume te mira te punes ne grup;
• Te kete aftesi shume te mira planifikuese dhe organizuese;

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 15 Shtator 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top