• Tirane, ofroj vend pune Software Developer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Software Developer, në Departamentin e Zhvillimeve te IT-se.

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për dizenjimin, zhvillimin dhe zbatimin e një shumëllojshmëriezgjidhjesh programimi ne web dhe desktop. Ai/ajo do të kryejë detyra të shumëllojshmelidhur me programimin, procedurat të caktuara të programimit dhe kërkesatlidhur me procesimin e të dhënave. Gjithashtu do të modifikojë programe softwaredhe do të përgatisë dokumentacionin përkatës.

Detyrat kryesore:

  • Krijimi i kodeve të programimit, testim dhe zgjidhje problemesh duke përdorur hardware-in e përshtatshëm e teknologjitë përkatëse të database dhe programimit;
  • Shkrimi i kodeve të reja të programimit duke përdorur specifikimet e përshkruara;
  • Asistim në dizenjimin fizik e logjik të bazes se te dhenave;
  • Zhvillimi i software-ve web si dhe atyre desktop GUI në Object-oriented Design dhe Analysis style (OOA and OOD);
  • Të punojë pranë analistit të software-ve, menaxherit të projektit, dizajnerit, zhvilluesit, analistit të sistemit, shitjes e marketingut, financës apo përdoruesve të tjerë të biznesitpër dizajnin e user interface GUI ballor dhe grafik apo kërkesa të tjera që ka biznesi.
  • Përgjegjës për modelimin e software-ve, analizën e software-ve, analizën e kodeve, analizën e kërkesave, rishikimin e software, identifikimin e kodeve metrikë, analizën e riskut të sistemit, analizën e besueshmërisë së software-it etj.
  • Të zgjidhurit e problemeve dhe të menduarit si pjesë e ekipit, ose individualisht, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e projektit të zhvillimeve të software-ve.
  • Integrimi i software-ve të rinj me sistemet ekzistuese.
  • Zhvillimi i sistemeve ekzistues duke analizuar e identifikuar pjesët e nevojshme për modifikim.
  • Përditësim i vazhdueshëm i dijeve dhe aftësive teknike duke ndjekur kurset e brendshme ose të jashtme, duke lexuar manuale të ndryshme e duke përdorur aplikacione të reja.
  • Diskutimi me përdoruesit e software-ve për të kuptuar modifikimet apo ndryshimet e nevojshme të programeve ekzistues.Përgjigje ndaj pyetjeve të program intent, inputet e të dhënave, kërkesat e output-eve , dhe përfshirja e kontrolleve të brendshme.
  • Analiza e performancës së programeve dhe ndërmarrja e vendimeve për korrigjime të mundshme, bazuar në këshillimin me përdoruesit dhe aprovimin e mbikqyresit.
  • Të asistojë, trajnojë, drejtojë dhe të transferojë dijet tek personeli dhe pjestarët e tjerë të skuadrës lidhur me programimin e software-ve.
  • Të kujdeset për konfidencialitetin e informacionit në lidhje me informacionin e procesuar, ruajtur apo aksesuar sipas procedurave të organizatës.
  • Kryerja e mirëmbajtjes së software-eve dhe korrigjimi i defekteve të identifikuar.


Kandidatiduhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:


  • Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike apo fusha te ngjashme.
  • Njohuri shume të mira të Shërbimeve Web, PHP, XML, Java Script, Java Servlets dhe aplikacioneve të tjera të teknologjive zhvilluese.
  • Njohuri të mira të gjuhëve të programimit si Java, C#, VB.NET, Services, njohuri të floë chart-eve kompluterikë dhe logjikave apo algoritmeve të programimit.
  • Njohuri të mira të zhvillimit të bazave te te dhenave RDBM si psh Oracle, SQL Server, MySQL.
  • Njohuri të mira ne zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të mira komunikuese ndërsa punon me afate të ngjeshura dhe duke respektuar procedurat e cilësisë.
  • Mundësi për të punuar gjatë fundjavave.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze ne te folur dhe te shkruar;
  • Fleksibilitet,besueshmëri, punë në skuadër, aftësi për të mësuar dhe aftësi të mirakomunikuese.

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 21 Shator 2014.
 


Apply
Back
Top