Shqiperi, ofroj vend pune Manaxher i Marredhenieve me Palet e Treta, Rajoni Jug
- Shqiperi
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Qëllimi i punës:
Ndërton dhe mirëmban zhvillimin e partneriteteve dhe rrjetit të referuesve për të mbështetur aktivitetin e segmentit të biznesit, si nëpërmjet rrjetit të degëve ashtu edhe nëpërmjet shërbimit në distancë, ose online.
Përgjegjësitë Kryesore
Kërkesat për pozicionin:
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 9 Tetor 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

- Zhvillon strategjinë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me palët e treta, duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes dhe kënaqësisë së klientit, efikasitetin operacional dhe ofrimin e produktit, marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët;
- Monitoron performancën e partnerëve, merr masa përkatëse për të siguruar produktivitetin e pritshëm dhe raporton informacionin dhe/ose performancën te Drejtori i Segmentit Individë;
- Zhvillon dhe propozon çmimin, promocionet dhe skema të tjera nxitëse për partnerët dhe stafin, në mënyrë që të promovojë produktivitetin dhe rritjen e volumit të biznesit;
- Udhëheq negociatat me palët e treta mbi kushtet dhe afatet e marrëveshjes për të optimizuar vlerën e marrëdhënieve të ndërsjellta;
- Analizon përfitueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për çdo partner dhe propozon ndryshime për përmirësim;
- Punon ngushtë me Degët për të kuptuar se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përafrohet me tregun;
- Merr pjesë aktivisht në iniciativa/aktivitete të ndryshme ku përfshihet NOA për ta përfaqësuar atë denjësisht.
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me fushën;
- Minimumi 3 vite eksperiencë si oficer kredie në institucione të tjera financiare ose në një pozicion në shitje;
- Njohuri të avancuara të kredive të biznesit;
- Aftësi të shkëlqyera negociimi dhe komunikuese;
- Aftësi të shkëlqyera organizative & manaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.