Tirane, ofroj vend pune Auditor i Brendshem i Larte
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Qëllimi i punës:
Siguron përfundimin me sukses të angazhimeve të caktuara të auditit, duke përfshirë planifikimin paraprak dhe aktivitetet e mbylljes. Organizon dhe planifikon aktivitetet e përditshme të auditorëve të tjerë të brendshëm të përfshirë në projekte auditi. Aplikon konceptet e riskut dhe të kontrollit të skenarëve të hasura dhe identifikon çdo çështje të mundshme.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat për pozicionin:
Si të Aplikoni?
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 14 qershor 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

- Identifikon dhe vlerëson riskun e kompanisë dhe jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e planit vjetor të auditit të brendshëm;
- Kryen proçedurat e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, shqyrtimin dhe analizimin e evidencave, si dhe dokumentimin e proçeseve dhe proçedurave;
- Kryen intervista, rishikon dokumente, zhvillon dhe administron pyetësorët, përgatit memo përmbledhëse dhe dokumentat përkatëse;
- Identifikon, zhvillon dhe dokumenton çështjet e auditit dhe rekomandimet për përmirësim duke përdorur gjykim të pavarur në lidhje me departamentet/proçeset e audituara;
- Sigurohet që konkluzionet e auditit janë të dokumentuara saktë;
- Siguron ose ndihmon në ofrimin e trajnimeve dhe udhëzimeve për stafin tjetër të auditit të brendshëm në kryerjen e auditeve dhe çështjeve të tjera të lidhura;
- Mbështet Drejtorin e Auditit të Brendshëm në ekzekutimin/projekte të veçanta komplekse dhe konfidenciale të auditit.
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë universitare e preferueshme në Audit, Kontabilitet ose në fusha të tjera të ngjashme;
- Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet në auditin e brendshëm, auditin e jashtëm, kontabilitet, operacione;
- Njohuri shumë të mira të rregulloreve ose ligjeve të Bankës së Shqipërisë përsa i përket subjekteve financiare, jo banka;
- Njohuri shumë të mira të Standarteve të Kontrollit të Brendshëm;
- Aftësi dhe gatishmëri për të udhëtuar brenda vendit.