Tirane, ofroj vend pune Retail Supervisor
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Retail Supervisor për klientin e saj, një ndër optikat më të njohura dhe prestigjoze në vend.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Mbikqyr hapjen e pikave të reja të shitjes dhe aktivitetin e pikave aktuale;
- Mirëmban dhe kontrollon ecurinë e punës në aspektin operacional, të shitjeve, anës financiare të pikave të shitjeve etj;
- Mbikqyr aktivitetet operacionale dhe kujdeset për aspektin fitimprurës së rrjetit të dyqaneve duke përmbushur objektivat e vendosura nga kompania;
- Sigurohet për krijimin e një klime të këndshme në dyqan, kupton nevojat e klientëve dhe monitoron kënaqësinë dhe feedback-un e tyre me qëllim ofrimin e një eksperience dhe cilësie shërbimi të lartë;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e standarteve të larta të organizimit dhe ekspozimit të produkteve;
- Kujdeset për krijimin e një kulture pune në dyqane me qëllim reflektimin dhe ruajtjen e imazhit të BRAND-ve të produkteve në të gjitha veprimtaritë e përditshme;
- Kujdeset dhe vëzhgon performancën e dyqaneve si dhe përgatit raporte periodike në lidhje me shitjet tek drejtuesit e kompanisë;
- Trajnon, motivon dhe frymëzon stafin me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e zhvillimin e performancës së tyre individuale dhe në grup.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare e preferueshme në Shkencat Ekonomike;
- Eksperiencë e mëparshme në shitje në pozicione të ngjashme në retail;
- Te njoh mirë paketën MS Office (kryesisht Word, Excel);
- Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar kryesisht brenda vendit;
- Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, problem zgjidhëse dhe të punuarit nën presion;
- Të jetë person ambicioz dhe të marr përgjegjësi.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.