Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST I BANKING-UT TË INDIVIDËVE
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
- anglisht
- INTERNATIONAL COMMERCIAL BANK
Nëse jeni energjik, bashkëpunues, ju pëlqen kontakti me klientët dhe nëse dëshironi të jeni pjesë e një ambienti profesional, atëhere mos hezitoni të dërgoni CV-në tuaj. Më poshtë janë renditur kriteret e pozicionit.
Pozicioni: Specialist i Banking-ut të Individëve/Rrethi Tiranë
Raporton te: Menaxheri i Operacioneve të Degës
Qëllimi i pozicionit: Të sigurojë një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve , të shesë produktet dhe shërbimet bankare dhe të kryej debitimet dhe kreditimet e llogarive të klientëve në mënyrë të saktë.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve dhe bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.;
- Identifikon nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe u ofron produktet dhe shërbimet e duhura;
- Hap llogaritë e klientëve në sistem, plotëson informacionin e duhur dhe siguron që ky informacion të hidhet i saktë;
- Kryen urdhër xhirimet e llogarive sipas kërkesave të klientëve dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi;
- Siguron që të dhënat në sistem janë hedhur në rregull;
Profili individual i dëshiruar:
-Të jetë i diplomuar , eksperienca është një plus;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft;
-Të ketë aftësi shumë të mira negociuese dhe shitëse;
-Të ketë aftësi në zhgidhjen e problematikave;
-Të jetë dëgjues i mirë dhe i orientuar ndaj shërbimit të klientëve;
-Të adaptohet lehtë dhe të ketë iniciativë;
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të me foto të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 31 Maj 2018 në adresën, e/mail: info@icbank-albania.com
Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale në përputhje me ligjin mbi ruajtjen e të dhënave personale.
Apply