• Dhermi, Himare, kampingu "TOTORETO", 1.200 m², 1.000 leke/nata per person

Himare
Siperfaqja m²
1200 m2
Cmimi Euro
10
Zona/Dhermi - prane "Drymades Beach".
Ne nje ullishte me siperfaqje 1.200 ( nje mije e dyqind ) metra katrore eshte ngritur kampingu "TOTORETO".

Ai ka 15 tenda italiane, me nje siperfaqje 4 (kater) metra katrore sejcila.
Ne cdo tende ka dy shtreter normale, te rehatshem qe e bejne tenden nje "dhome" ne natyre. Tenda ka hapesire per te vendosur bagazhet dhe sendet personale.

Te gjitha tendat kane pamje nga deti dhe nje verande te vogel, para hyrjes. Ato nuk jane te vendosura ne toke, por mbi nje dysheme derrase dhe kane dritare dhe deren qe mbyllen hermetikisht duke ndaluar teresisht futjen e ndonje insekti.

Kampingu ka te gjitha lehtesirat hidro- sanitare, WC europiane te veshura me pllaka, dushe, uje dhe energji elektrike 24 ore.
TV HDI, DIGALB

Mjedisi eshte i gjelberuar dhe me hije vetem 450 metra larg nga bregu i detit dhe plazhi "Drymades Beach", pra vetem 5 minuta me kembe nga bregu i detit. Ai eshte i sigurte, i rrethuar,

Per klientet ofrohet mengjesi, dreka, darka dhe pije sipas deshires.

Menuja eshte mesdhetare dhe shqiptare por kryesisht ofrohet peshk i fresket ne zgare,mjalte dhe vere nga Dhermiu.

Kampingu ka nje verande te madhe, qe sheh nga deti ku ofrohen vahtet, pihet birre, kafe vere dhe behet muhabet dhe zihen miqesi te reja.


Vend ideal dhe ekonomik per cifte te reja dhe te dashuruarit.

Mjedisi eshte teper miqesor dhe ka hapesire qe sejcili te plotesoje deshirat e veta per privacy, pjata apo muzike te preferuar.


Cmimi: nje shtrat 1000 leke te reja nata.

OFROJME PAKETA ME CMIME ME TE LEVERDISSHME NE KETO RASTE:

1. Nese pushuesit vijne gjate muajit korrik ose shtator cmimi i fjetjes per nje person eshte 15% me i lire ,dmth 850 leke nata per nje shtrat.

2. Nese jeni grup nga 12 persona e lart ofrojme paketa ushqimore:

- mengjesin dhe darken me 1000 leke

Menuja ne mengjes me kete cmim eshte :

- caj ose qumesht
- gjalp mer recel
- omelete ose veze sy
- djath

Menuja e darkes permban tri pjata:

- Sallate stine
- pasta ose rizoto
- perime me mish ( vici ose pule )
- peshk

Te gjitha keto brenda cmimit prej 1.000 lekesh ( vetem per ushqim, mengjes+darke, ketu nuk perfsihet cmimi i shtratit per nje person, nje nate , te shenuar me lart.)

Paketa mund te permbaje edhe dreken ku do te kete perseri tri pjata.

Ne kete rast paketa totale e ushqimit ditor - mengjes, dreke, darke - eshte gjithsej 1 500 leke te reja.

Prenotimi mund te behet edhe per pese dite, nga e hena deri te premten.

Ai duhet bere sa me pare qe te jete e mundur permes
cel 068 2026 525 dhe pageses prej 30 % te vleres se pergjithshme.

Ju mirepresim,
Pershendetje,
Kamping.Dhermi@yahoo.com


Prenotimet vazhdojne!

ngvw2t.jpg
 


Contact WhatsApp
Back
Top