• Tirane, Kurs i vecante dhe profesional ne perdorimin e Photoshop

Kurs professional ne perdorimin e Photoshop ne fushen e modes, reklames, fotogazetarise dhe fotos artistike.

Ky kurs eshte i nje natyre te vecante pasi do t’ju mesoje sesi ta perdorni Photoshopin ne rregullimin dhe perpunimin e fotove ne keto kategori:

- Perpunimi i fotove te studiove (ambjent i mbyllur)
- Perpunimi i fotove nga fusha e modes (kopertinat e revistave, librave te zhanreve te ndryshem etj)
- Perpunimi i fotove te natyres komerciale
- Perpunimi i fotove me natyre artistike dhe cdo lloj zhanri tjeter

E vecanta e ketij kursi eshte qe ketu nuk mesohet cdo opsion qe gjendet ne Photoshop, por vetem ato elemente qe ju duhen per t’i shnderruar fotot nga te merzitshme ne fantastike.

Ju mund te keni perdorur me perpara ndonje nga opsionet qe tregohen ne kurs, por ajo qe e ben te vecante kete sistem eshte menyra dhe rradha e kryerjes se veprimeve gjate editimit. Natyrshmeria dhe thjeshtesia ne shpjegim e bejne kete kurs shume te kuptueshem edhe per amatoret e Photoshopit.

- Ju do te mesoni vetem ato elemente qe ju duhen
- Ky kurs do t’iu vere ne dispozicion nje “harte pune” per menyren dhe rradhen e kryerjes se veprimeve. Keshtu qe ju do dini qe me perpara, cfare duhet bere ne fillim me nje foto, cfare veprimesh me mbrapa e deri ne fund, duke ndjekur nje arsyetim te rralle. Problemi qe ekziston sot, edhe tek profesionistet, eshte qe punojne ne menyre kaotike dhe nuk dine se nga t’ia nisin per rregullimin e fotove te tyre.
- Ne do t’ju mesojme se si punon sot elita e profesionisteve. Por sistemi eshte cuditerisht i thjeshte, dhe mund te kapet qe ne 3 seancat e para, edhe nga ata qe jane amatore te Photoshopit.
- Program i ketij kursi ndjek linjen e kurseve te NAPP (National Association of Photoshop Professionals). Ky program madje ka aplikuar per te drejten e patentes ne Zyren Amerikane te Patentave dhe Markave. Dhe ka ndryshuar rrenjesisht metoden e punes se profesionisteve ne te gjithe boten, duke afruar ne kete rang edhe persona qe deri dje nuk mund te hapnin nje foto ne Photoshop.
- Ju do te keni mundesine te shihni aplikimin e ketij sistemi ne te gjitha llojet e fotove: nga foto te natyres ne protrete, arkitekturore, artistike etj
- Per amatoret, garantojme qe pas mbarimit te kursit ju do te ktheheni ne profesioniste te vertete. Kurse per ato qe kane kohe qe merren me kete fushe, garantojme nje nivel me te larte profesionalizmi, pasi sistemi qe do t’ju prezantohet do ju kurseje kohe, do ju rrise ne profesionalizem dhe puna juaj do te krahasohet me ate te elites se fotografeve te sotem (ne do ju mesojme jo vetem rregullat e arta te editimit, por edhe aspekte praktike ne fotografim). Kjo pasi nje foto e mire ne pergjithesi eshte 50% (ne aparat) dhe 50% rregullim/perpunim. Kete gje e bazojme edhe ne suksesin e kursanteve te meparshem.
- Nuk do te perdoren aspak “actions”. Cdo gje eshte e karakterit manual: duke e cuar foton nga fillimi ne fund vetem me njohurite qe do te merrni ketu.
- Pervec njohurive edituese, do te njiheni edhe me dhjetra truke, qe duhet te perdorni qe fotoja te jete e bukur qe ne momentin e shkrepjes. Keto jane gjithashtu “hile” qe perdoren nga fotografet profesioniste kudo ne bote.
- Do te jepen edhe udhezime mbi kreativitetin ne marrjen dhe perpunimin e fotove.

Te dhenat per kursin:

- Mesimi do te zhvillohet ne 6 dite te njepasnjeshme.
- Nepermjet projektimit live ne mur te mesimit nga instruktori, ju do te beni te njejtat veprime ne laptopin tuaj. Kjo garanton shkathtesimin tuaj qe ne klase.
- Kursi do te zhvillohet ne Tirane.
- Pagesa totale eshte $200, dhe pagesa behet qe ne seancen e pare.
- Ata qe duan te ndjekin kete kurs te cojne nje e-mail me titull “Kursi professional Photoshop-i” ne adresen psdeditphoto@gmail.com, bashke me emrin tuaj dhe me nivelin tuaj ne kete fushe. Me pas ne do ju ndajme ne grupe dhe do ju njoftojme per vendin dhe oren e zhvillimit te kursit. (Neqoftese keni pyetje, mund t’i dergoni ne po ate adrese e-mail-i).

- Duam te theksojme qe ekzistojne shume mesime nga faqe te ndryshme ne web dhe video-tutorials ne youtube, per perpunimin e fotove, shume prej te cilave jane shkaterruese per fotot, jo profesionale, jo te plota dhe nuk pasqyrojne punen e vertete qe ben nje fotograf profesionist. Kjo me te drejte pasi gjera te tilla konsiderohen “sekrete profesionale”.

Shumica e fotografeve te faqes 500px.com kane pohuar se perdorin kete metode pune ne rregullimin e fotove te tyre.


Ne linkun me poshte do te gjeni 11 foto dhe 1 video. Keto jane disa nga fotot qe do punojme ne klase , ku “before” eshte fotoja sic ka dale nga aparati, dhe “after” eshte fotoja pas editimit ne Photoshop. Ndersa videoja eshte nje pjese e shkeputur gjate punes tone ne klase.

http://www.crocko.com/0A88EB0E683241399D43D42D243B45A9/Files.zip
 


Contact
Back
Top