• Microsoft Dynamics Developer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
I. Detyra dhe pergjegjesi kryesore:


  • Të kryejë të gjitha detyrat që i ngarkohen me kërkesat funksionale që kërkon pozicioni i tij i punës.
  • Të rrisë nivelin e ekspertizës dhe cilësinë e punës së kryer në mënyrë të vazhdueshme sipas standardeve të përcaktuara nga kompania ose sipas specifikave të teknologjisë përkatëse.
  • Të ndjekë dhe të respektojë procedurat administrative të vendosura nga kompania.
  • Të evidentojë problematikat, të trajtojë zgjidhjen e tyre ose adresimin tek eprori.
  • Të punojë për të konsoliduar punën në grup me frymë bashkëpunuese.
  • Të sigurohet që përgjatë orarit të punës të jetë i angazhuar vetëm me aktivitetet e lidhura me punën, kryerjen e saj dhe arritjen e afateve kohore sipas cilësisë së duhur.

II. Detyra specifike:


  • Të kryejë detyrat e ngarkuara në bazë ditore/javore/mujore/vjetore nga drejtuesi i skuadrës, projekt manaxheri ose eprori i drejtpërdrejtë.
  • Analizon kërkesat e biznesit dhe i kthen në detyra teknike ku saktëson edhe kohën e nevojshme për kryerjen e tyre. Bashkëpunon me të tjerë kur është e nevojshme.
  • Sigurohet për plotësimin e të gjitha kërkesave të biznesit nëpërmjet dokumentimit të tyre (RTM).
  • Paraqet varësitë e ndryshme në kryerjen e detyrave për të mos krijuar bottleneck, gjë e cila ndikon në mosplotësimin e kërkesave të dakordësuara të klientit.
  • Ndjek dhe dokumenton zhvillimin e softëare sipas metodologjisë së aprovuar nga kompania.
  • Teston të gjithë kodin e zhvilluar prej tij dhe sigurohet që operon sipas standardeve më të mira dhe në harmoni i integruar me pjesët e tjera të kodit.
  • Dokumenton kodin e bërë duke siguruar që të ketë një knoëledge transfer të përhershëm me grupin dhe kolegët.
  • Suporton klientin në kërkesat e tij në lidhje me mbarëvajtjen operacionale të softëare-it dhe angazhohet në zgjidhjen e problematikave duke respektuar termat e SLA.
  • Regjistron kërkesat e marra, përditëson statusin e tyre, si dhe veprimet e kryera teknike.
  • Ndjek me rigorozitet Daily stand up meetings dhe realizon kryerjen e detyrave sipas projekt-planit të përgatitur, përjashto rastet kur ato prioritizohen nga eprori.
  • Kupton dhe është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e menaxhimit të projektit jo vetem sipas komponentes teknike por edhe administrative, ku raporton tek eprori në lidhje me progresin ose kërkesa specifike që ka projekti në një moment të caktuar.
  • Të ketë një komunikim profesional me kolegët, eprorët dhe klientët e kompanisë.
  • Shmang çdo keqkuptim të mundshëm me kolegët nëse nuk është e lidhur objektivisht me punën dhe detyrat e saj.
  • Të rritet profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme në teknologjitë që zotëron ose të ndryshme që i caktohen.
  • Të pranojë kritika/sugjerime nga kolegët dhe eprorët si mjet komunikimi objektiv, për t’u përmirësuar profesionalisht dhe rritur cilësinë e punës së tij.
  • Të japë kritika/sugjerime ndaj kolegëve dhe eprorëve si një mjet komunikimi objektiv për të rritur cilësinë e punës së kompanisë.

III. Njohuritë dhe aftësitë e nevojshme:

  • Të ketë njohuri dhe eksperienca pune me projekte në Dynamics Nav.
  • Njohuri bazë të proceseve aplikative të NAV.
  • Njohuri thelbësore të ambientit të zhvillimit C/SIDE, të gjuhës së programimit C/AL e të mjeteve për debug të kodit.
  • Njohuri të modaliteteve të zhvilimit të versioneve të fundit të NAV me klient RTC (2013, 2015, 2016)
  • Zhvillim raportesh me layout RDLC (qoftë me Report Builder, si dhe VisualStudio)
  • Eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve web dhe njohuri teknike për zhvillimin e tyre.
  • Njohuri të thella për funksionimin e Web (XHTML, Javascript/jQuery, Accessibility, CSS, XML, etj.)
  • Njohuri mbi përdorimin e databazës relacionale në fushën e zgjidhjeve aplikative, preferohen për SQL Server
  • Njohuri për tools që ndihmojnë zhvillimin Team Fundation Server, GIT, dhe metodologji relative (Microsoft Solution Framework);
  • Njohuri për procesin dhe ciklin e zhvillimit të software.



Email : hr@3i-solutions.net
 


Apply
Back
Top