• Tirane, kerkohet Inxhinier Ndërtimi

Mundesi punesimi: Inxhinier Ndërtimi Asistent Strukturist, Zyra e Sgai Balcani – Tirane (ALB)

Jemi ne kerkim te nje inxhinieri te diplomuar ne Inxhinieri Ndertimi per degën e shoqërisë tone ne Tirane (Albania).
Kandidati do të jetë përgjegjës për hartimin e llogaritjeve strukturore, të vlerësimeve tekniko-ekonomike.
Kandidati ideal duhet të plotesoje kushtet e mëposhtme:

  • Te kete perfunduar studimet per Inxhinieri Ndertimi, Master Shkencor;
  • Te kete njohuri të mira të programeve AUTOCAD, ACCA Primus dhe STR, programe per llogaritje strukturore, Microsoft Office etj;
  • Te kete njohje te teknikave të ndertimit;
  • Te jete i saktë dhe te kete metodikë pune;
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze;
  • Shkathtësi në kalimin nga nje pune tek tjetra; nëse është e nevojshme do të mbështesë zyrën e tenderave në përgatitjen e ofertave teknike;
  • Te kete ndjenje te fortë te përgjegjësisë profesionale, dhe seriozitet maksimal ne pune;
  • Te kete aftësi komunikuese dhe organizative të orientuara për punën në grup;
  • Kandidati duhet te udhehiqet nga motivimi dhe disponueshmëria për rritje profesionale;
  • Disponueshmëri e menjëhershme.

Nëse ky rol përputhet me trajnimin tuaj dhe plotëson interesin tuaj, aplikoni në këtë mënyrë:
Dërgoni CV-në tuaj, diplomen dhe listen e notave në formatin pdf në adresat e mëposhtme të e-mailit: balcani@sgai.net dhe sh.kaziaj@sgai.net duke percaktuar në objekt kete referencë te ofertës për punë: Inxhinier Ndërtimi Asistent Strukturist per seline e Tiranes (Albania)
 


Apply WhatsApp
Back
Top