• Tirane, ofroj vend pune Specialist Senior / Internet & M/Banking

Pozicioni : Specialist Senior i Internet/Mobile Banking në Sektorin e Kanaleve Digjitale
Departamenti: Departamenti i Kartave dhe E- Banking
Divizioni: Operacional

Objektivat Parësore

  • Manaxhon shërbimet e reja dhe të gjithë aktivitetin lidhur me produktet Electronic and Mobile Banking dhe SMS banking.
  • Përgjegjës për rakordimin ndërmjet sistemit qëndror të bankës dhe ofruesve të shërbimeve të E – Banking / SMS-Banking.
  • Implementon me sukses shërbimet/funksionet e reja në E – Banking / SMS-Banking dhe SMS banking.
  • Monitoron të gjithë procesin operacional/funksional të Money Gram.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Manaxhon aplikimet e shërbimeve E – Banking / Mobile Banking / SMS Banking.
  • Është përgjegjës për njohjen, përdorimin dhe përmirësimin e procesit dhe sistemit të aplikacioneve E– Banking / SMS / Mobile Banking / M Pay.
  • Raporton dhe ndjek problemet e ndryshme të raportuara nga klientët ose punonjësit e bankës, me ofruesit e sherbimeve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre.
  • Kryen procesin e rakordimit ndërmjet sistemeve digjitale dhe sistemit informatik të bankës.
  • Kryen procesin e rakordimit të Money Gram dhe përgatit raportet e Money Gram.
  • Mbështet dhe trajnon punonjësit e bankës lidhur me shërbimin E–Banking/SMS Banking/Mobile Banking duke mundësuar një përdorim korrekt dhe të sigurt të këtij produkti.
  • Përgatit raporte të ndryshme lidhur me E – Banking/M – Pay, si dhe raporte të tjera që mund të kërkohen nga Supervizori direkt apo departamente të tjera në Bankë.

Aftësitë e kërkuara

  • Arsimi i lartë, profili Administrim Biznes, Financë Bankë, IT ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca 2 deri në 3 vjet në fushën e pagesave elektronike.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi shumë të mira pune në grup për të realizuar në kohë dhe me cilësi detyrat e ngarkuara.
  • Kërkohen njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Kërkohen njohuri shume të mira në përdorimin e kompjuterit.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen. Afati i fundit i aplikimeve është 20 Shtator 2020.
 


Apply
Back
Top