• Albsolution kerkon te punesoje Magazinier

AlbSolution kompania që merret me tregtim të materialeve të pastrimit, detergjentë pastrimi, artikujt të ndryshëm industrial, kërkon të punësojë:


" Magazinier/e"
Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Magazinieri bën pranimin dhe kontrollin e të gjitha mallrave të dorëzuara ne magazinë.
  2. Organizon dhe kontrollon periodikisht produktet qe do të marr në dorëzim;
  3. Përgatit dokumente për marrjen e produkteve në dorëzim nga ana e tij.
  4. Mban pergjegjësi materiale për mallin e depozituar në magazinën e tij, sistemon, dhe
    rregullon vazhdimisht vendosjen e mallit të depozituar, mban rregull dhe pastër
    magazinën duke bashkëpunuar me punëtorët e magazinës. Pergjigjet për gjendjen dhe
    levizjen e materialeve qe ka në magazinë.
  5. Kujdeset që çdo mall të dalë nga magazina me faturë.
  6. Kujdeset që të firmoset fatura nga shpërndarësi në momentin që merret malli, nuk mund të firmosë në emër të shpërndarësit dhe mban përgjegjësi nëse e bën këtë gjë.
  7. Nuk duhet të nxjerrë mallin nga magazina pa faturë
  8. Kujdeset që të nxjerrë mallin e saktë nga magazina
    Perpilon dokumentin përkatës justifikues si Fletë-hyrje e Flete-dalje për çdo levizje të
    mallrave duke zbatuar në çdo rast rregullat financiare.

Detyrat e magazinierit në lidhje me menaxhimin e inventarit




  1. Kontrollon dhe menaxhon mallin e magazinës duke përfshirë menaxhimin e inventarit;
  2. Kryen sistematikisht inventarët në magazinë.
  3. Bashkepunon me Shefin e prokurimeve për realizimin e furnizimit.
  4. Realizon dhe kontrollon saktesinë e inventarit në magazinë dhe përputhjen e gjendjes
    fizike me atë kontabël.
  5. Informon periodikisht Përgjegjësin e Sektorit për gjendjen e magazinës dhe probleme të
    ndryshme qe dalin. Informon për mungesat e mallit, limiti për mallin është 50 copë, duhet të njoftojë nëse është arritur kjo sasi në mënyrë që të bëhet porosia

Detyra të magazinierit në lidhje me mirëmbajtjen e mallit


  1. Kryhen etiketimin e produkteve në magazinë
  2. Kujdeset për pastrimin e produkteve në magazinë
  3. Kujdeset për datat e skadencës së produkteve në magazinë

Kualifikimet dhe Kerkesat

1. Te kete eksperience pune mbi 5 vite
2. Te kete perfunduar studimet per ekonomik
3. Te njoh programet financiare
4. Te kete leje drejtimi



Personat e interesuar mund te na kontaktojne ne adresat e meposhtme:

E-mail: hr@albgroup.al
Tel: 067 40 100 44
Adresa: Autostrada Tirane-Durres, km7, Parku Industrial i Tiranes, kapanoni nr. 27
 


Apply WhatsApp
Back
Top