• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Drejtor Shitjesh për klientin e saj, i cili një ndër kompanitë më të mëdha në vend në fushën e distribucionit.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Përvojë mbi 5 vjet në drejtimin e shitjeve në një kompani private të të njëjtit profil;
· Përvojë në zhvillimin e planeve dhe strategjive të shitjeve;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi, planifikimi, drejtimi, organizimi dhe shitjeje;
· Njohuri të tregut në lidhje me konkurencen, sherbimet e produktet e te njejtit sector
· Njohuri të mira të gjuhes angleze;
· Mendim analitik
· Aftësi të zgjidhjes së problemeve
· Kualifikime të tjera si p.sh në menaxhim biznesi konsideron avantazh.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Planifikon, drejton organizon dhe kontrollon aktivitetin e shitjeve;
· Cakton objektivat e stafit te Shitjeve; siguron dhe mban përgjegjësi për arritjen e objektivave te kompanisë per Departamentin e Shitjeve.
· Njohje shumë e mirë dhe studim i tregut dhe konkurencës;
· Bashkëpunimi me njësitë e tjera të kompanisë;
· Harton ofertat e produkteve sipas kërkesave të tregut dhe klientëve duke ruajtur jo vetem imazhin, por edhe te ardhurat;
· Ndërton programe efektive për të motivuar, trajnuar dhe drejtuar grupin e shitjes;
· Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve;
· Trajnon, supervizon dhe vlerëson stafin e shitjeve;
· Harton ofertat e produkteve sipas kërkesave të tregut dhe klientëve duke ruajtur jo vetem imazhin, por edhe te ardhurat;
· Bën takime periodike me klientet duke vlerësuar kërkesat dhe ankesat e tyre;
· Përgatit buxhetet vjetore te Shitjeve dhe pergjigjet për realizimin e tyre
· Interpreton dhe analizon mjetet dhe raportet financiare në dispozicion të Drejtorit te Pergjithshem
· Siguron korrektësinë financiare të stafit të shitjes në marrëdhënie me klientin dhe arkëtimin e vlerave të shitjes ditore


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 
Back
Top