• Tirane, ofroj vend pune Analist Kredie, Middle Office

Analist Kredie, Sektori i Analizave te Kredise
Departamenti: Middle Office
Divizioni: Divizioni i Biznesit

Objektivat Paresore

  • Vleresimi i te dhenave mbi kredine dhe pasqyrat financiare per klientet e korporatave te medha, kombetare dhe nderkombetare, me qellim paraqitjen e nje vleresimi sa me te sakte financiar.
  • Analiza historike e klienteve dhe duke u bazuar tek te dhenat rekomandohen format e ndryshme te rimbursimit te kredise.
  • Konsultim me koleget e shitjes dhe te back office me qellim shkembimin e informacioneve per klientet e kredive.
  • Vleresimi i situates financiare te klienteve, me ane te raporteve financiare, ne vleresim sasior dhe cilesor.
  • Plotesimi i aplikimeve per kredi, perfshirja e analizes se kredise dhe qellimit te kredise, dhe parashtrimi i ketyre aplikimeve per vendimmarrje te metejshme.
  • Kontribut tek sektoret e shitjeve ne kontrollin e ekspozimeve te kredive, rimbursimet e tyre ne kohe, duke reduktuar riskun e ankesave te klienteve.
  • Konsulte me sektoret e shitjeve/klientet me qellim verifikimi te transaksioneve financiare/kredive dhe gjetja e zgjidhjeve per nevojat e tyre.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Mbledh informacione rreth klienteve.
  • Plotesimi i formave te aplikimeve te kredive dhe parashtrimi i tyre per vendimmarrje.
  • Vleresim, analize dhe interpretim te informacineve financiare te komplikuara.
  • Kryerja e analizave nepermjet zhvillimit te modeleve te kredive.
  • Kryerja e vleresimit (rating) per klientet e korporates.
  • Njohuri per ceshtje thelbesore (per shembull ligjore, risku I tregut dhe risku i pajtueshmerise).
  • Kontribut ne rritjen e cilesise te aplikimeve per kredi.
  • Rekomandime per procedurat/ndryshime ne politikat e kredise.
  • Manaxhim i partnership-eve strategjike me institucione te tjera financiare, BERZH, etj.
  • Monitorimi i rezultateve te arritura nga Middle Office.



Pergjegjesite KYC dhe AML
Njohuri ne lidhje me pajtueshmerine e klienteve, subjekt te aplikimeve per kredi.

Aftesite e kerkuara

  • Diplome Universitare ne Ekonomi.
  • Eksperienca ne analizat e kredive eshte e preferueshme.
  • Njohuri te mira te sistemeve te IT (Windows Office, etj).
  • Rrjedhshmeri ne gjuhen angleze.
  • Kuptueshmeri te pasqyrave financiare, raporteve, dhe koncepteve perben avantazh.
  • Aftesi te mira influencuese dhe nderpersonale.
  • Perpikmeri, kujdes ne detaje dhe perqendrim te forte ne arritjen e rezultateve.
  • Aftesia per te operuar ne nje ambient biznesi dinamik.



Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 14 Qershor 2020.
 


Apply
Back
Top