• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Klientësh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Jeni duke kërkuar punë më të mirë dhe mundësi për të fituar më shume? A është shitja dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta me Klientët pika juaj më e fortë? Apliko Tani!
Profesionisti në emër të një Klienti i cili ofron zhvillimin e programeve të besnikërisë të personalizuara për çdo Klient , po kërkon të punësojë kandidatë energjikë dhe të motivuar në pozicionin “ Menaxher Klientësh”.

Q
ëllimi i Pozicionit: Të menaxhojë të gjitha aspektet e rishitjes tek Klientet aktuale të rrjetit si dhe të promovojë benefitet që ofron karta e besnikërisë për Klientet duke synuar përmbushje të objektivave të Kompanisë si dhe rritje të vazhdueshme të imazhit dhe reputacionit të Kompanisë ne treg.

Detyrat dhe Pergjegj
ësite:
Ruan dhe forcon marrëdheniet me Klientët aktualë të rrjetit, duke synuar rishitjen e shërbimit në baza periodike.
Prezanton në menyre profesionale benefitet e shërbimit të ofruar si dhe ofron zgjidhje të personalizuara për çdo Klient, duke garantuar cilësi maksimale të shërbimit.
Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha bizneset e rrjetit, merr prej tyre ofertat ekskluzive për rrjetin dhe në bashkëpunim me ekipin e marketingut, ndjek dhe garanton ekzekutimin e fushatave të ndryshme marketing për çdo ofertë ekskluzive, duke synuar fidelizim të Klientit fundor.
Ndjek gjenerimin dhe dërgimin e raporteve javore/mujore tek Klientët e rrjetit, duke garantuar saktësi dhe qartësimin e tyre tek Klienti.
Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
Kontribuon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë me qëllim:
Zbaton me përpikmeri procedurat ne fuqi dhe politikat e kompanisë.
Detyra të tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:

Arsimimi:
Diplomë universitare. Preferohet dega komunikim dhe marketing.
Pervoja e Punes: 3+ vjet eksperiencë pune në shitje dhe menaxhim Klientësh.

Aftësi te tjera:
Aftesi shume te mira komunikuese.
Aftesi shume te mira në shitje.
I orientuar drejt arritjes së rezultateve.
Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise.

Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre tek adresa rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top