• Tirane, kerkohet MENAXHERE BLERJESH

MENAXHERE BLERJESH
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheria e Blerjeve planifikon, ekzekuton, koordinon dhe finalizon projektet sipas planifikimeve paraprake duke respektuar afatet kohore si dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorin, menaxhimi i nivelit të stokut, hartim kontratash, mirëmbajtien e marrëdhënieve me klientët etj.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

• Implementon dhe menaxhon politikat komerciale të komapanisë, sipas programit që i ngarkohet;
• Siguron furnizimet adekuate për plotësimin e nevojave të komapanisë duke marrë në konsideratë si aspektet financiare, kualitative dhe logjistike të furnizimit;
• Menaxhon marrëdheniet me furnitorët sipas programit që i është ngarkuar;
• Implementon dhe menaxhon negociatat me furnitorët;
• Menaxhon dhe kontrollon ndryshimin e çmimeve nga ana e furnitorëve konform kushteve për të cilat është rënë dakord në kontratë;
• Organizon procesin e porosive të mallrave qofshin ato automatike, manuale apo edhe ato që bëhen nga ana e furnitorit direkt;
• Menaxhon implementimin e kontratave me furnitorët duke përfshirë këtu si aspektet e tregtimit por edhe ato të marketingut;
• Menaxhon dhe kontrollon performancën e kategorive, sipas programit që i është ngarkuar;
• Realizon targetet për performancën e kategorive, për programin me të cilin është ngarkuar;
• Përcakton burimin më të mirë për blerjen e mallrave;
• Merret me zëvendësimin e produktit të gabuar;
• Përgjegjës për analizimin, identifikimin dhe zbutjen e rrezikut në të gjithë zinxhirin e furnizimit;
• Ndihmon departamentin në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive blerëse për produktet;
• Detyra të tjera që i caktohen nga Drejtuesi i Departamentit.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Administrim Biznesi;Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në menaxhim, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Dergoni CV tuaj ne billionemploy@gmail.com


Cel. : 0692048882
 


Apply WhatsApp
Back
Top