• Tirane, ofroj vend pune Jurist, Sektori Ligjor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Pozicioni: Jurist
Sektori: Sektori Ligjor
Departamenti: Departamenti i Sekretariatit Korporativ

Objektivat Paresore
Juristi prane Sektorit Ligjor te Bankes OTP Albania sh.a eshte pergjegjes per dhenien e konsulences juridike ndaj rrjetit te degeve dhe strukturave te ndryshme ne Drejtorine e Pergjithshme lidhur me ceshtje te aktivitetit te kreditimit, veprimeve operacionale ne dege, pershtatjes se kontratave me kerkesat rregullatore dhe ato te biznesit. Asiston struktura te ndryshme ne Banke me konsulence juridike mbi projekte, perpilon kontratat me pale te treta, perfaqeson interesat e Bankes ne konflikte gjyqesore civile, administrative dhe/ose penale si dhe trajton cdo kerkese tjeter qe I caktohet nga eprori.
Juristi i Sektorit Ligjor eshte person me integritet te larte, i perkushtuar ne pune, i afte te menaxhoje me profesionalizem ngarkesen, me aftesi shume te mira komunikimi dhe bashkeveprimi ne grup.


Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Asiston rrjetin e degeve me opinion ligjor per veprime te ndryshme si celje llogarie, veprime me akt perfaqesimi, veprime me deshmi trashegimie etj.
  • Asiston rrjetin e degeve dhe strukturat e biznesit me opinion ligjor mbi kredimarresin dhe dokumentacionin ligjor te kolateralit dhe konkludon mbi pranueshmerine e tij nga Banka.
  • Perpilon kontratat e kredise dhe garancive, harton anekse, perditeson kontratat model sipas kerkesave regullatore dhe ato te biznesit.
  • Perpilon kontratat me pale te treta, perfshire kontrata sherbimi, shitje, furnizimi, qiraje ne perputhje me legjislacionin e Republikes se Shqiperise, procedurat e brendshme te Bankes si dhe kushtet e biznesit.
  • Interpreton urdhrat e sekuestros/konfiskimit te autoriteteve te ndryshme sipas ligjit dhe rregulloreve te Bankes se Shqiperise.
  • Perfaqeson interesat e Bankes ne Gjykate ne ceshtje te ndryshme civile,administrative dhe penale.
  • Kryen monitorim ligjor dhe perditeson strukturat e Bankes duke i asistuar per implementimin e tyre.
  • Kryen cdo detyre tjeter qe percakton eprori.



Aftesite e kerkuara

  • Zoteron diplome Bachelor+ Master ne Drejtesi
  • Eshte njohese/njohes i/e mire e gjuhes angleze
  • Preferohet me eksperience pune 1-2 vjecare


Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 4 Maj 2020.
 


Apply
Back
Top