• Menaxher Mirëmbajtje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
SD_INVEST_Cover.jpg
“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:

Menaxher Mirembajtje


Përshkrim i përgjithshëm


Menaxheri i Mirëmbajtjes do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e njësive të banimit, ambjenteve publike, ambjenteve në bashkëpronësi, strukturave dhe sistemeve të instaluara sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Planifikon planin e punës së ekipit dhe supervizon zbatimin e tij.
  • Regjistron të dhënat e inspektimeve në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e realizuara dhe raporton me raporte te Eprori.
  • Realizon ruajtjen e të dhënave elektronike dhe fizike sipas procedurave të kompanisë.
  • Inspekton njësitë e banimit dhe realizon riparimet e nevojshme.
  • Harton listat për furnizimin me materiale.
  • Realizon kontroll të inventareve sipas procedurave të kompanisë.
  • Monitoron dhe kontrollon sistemet mbrojtjes nga zjarri.
  • Kontrollon mirembajtjen e fasadave.
  • Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara.
  • Përgatit rregulloren e Sigurimit Teknik, kontrollon zbatimin e saj.
  • Mirëmban dhe riparon ambjentet e brendshme të ndërtimit.
  • Miremban pajisjet elektroshtepiake të ambjentëve të dhëna me qera.
  • Inspekton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e garazhdeve.
  • Përgatit raportet e aktiviteteve që zhvillon kompania për banoret e rezidencave.
  • Inspekton mirembajtjen e kunetave dhe kanalizimeve.
  • Realizon vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe zhvillon trajnimin e tyre. Në bazë të rezultatit të performancës jep vleresimet monetare për stafin apo masat disiplinore.

Kualifikimet dhe Aftësitë


  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes.
  • Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’.
  • Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike,etj.
  • Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.
  • Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.06.2020 në adresën email: hr@kodraediellit.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top