• Durres, shes hotel Kati 0, 800 m² 3.000.000 Euro (Durres)

Cmimi Euro
3000000
Zona/Rruga : Durres

Shitet hotel ne durres, ne qender 500 m larg plazhit.
Per sa i perket nderteses ajo eshte rikonstruktuar plotesisht ne vitin 2017.
Ne rikonstruksion perfshihen:
1.Prishje dhe riberje nga e para e te gjitha suvatimeve te nderteses brenda dhe jashte si dhe ndertim i ndarjeve te dhomave me materiale kartonxhesi speciale (diamant) qer ofron ze izolim ,termoizolim si dhe eshte kundra zjarrit.
2.Zevendesimi i dritareve me dritare duralumin te cilesise me te larte ne termoizolim dhe zeizolim.
3.Zevendesimi i te gjitha dyshemeve ekzistuese me parket te cilesise se larte neper dhoma dhe mermere ne shkallet dhe ambjentet ndihmese.
Gjithashtu tualtet jane me pllaka nga me cilesoret me lavamene me bazament mermeri dhe cdo gje tjeter nga me cilesoret.
4.Zevendesimi i dyerve me dyer speciale me nje shtrese zeizolimi si dhe me paisjen e seciles me brave speciale per hapje me karte.
5. Ndertim nga e para te impanteve hidraulike dhe ndarje te rrjetit hidraulik te ujerave te zeza nga rrjeti hidraulik i ujerave te bardha, si dhe ndarja e rrjetit hidraulik me kolektore me vete per cdo dhome.
6.Riberja e sistemit elektrik sipas te gjitha standarteve bashkekohore duke perfshire dhe sistemin e sinjalizimit te tymit ne cdo dhome si dhe ne koridore.
7. Instalim i sistemit te ngrohje kondicionimit te markes Daiken me inverter me ndarje sipas kateve.
8.Instalimi ne hotel i sistemit te hidranteve kundra zjarrit.
9.Instalimi ne hotel i paneleve speciale diellore qe sigurojne qe ne pjesen me te madhe te vitit uji sanitar te ngrohet me kosto minimale .
Per sa i perket arredimit te hotelit:
Hoteli eshte arreduar nga nje prej arkitekteve me te mire ne Shqiperi.
Dhomat jane te gjitha te paisura me nje dollap,nje skrivani,nje pasqyre e madhe, dy komedina,nje ose dy krevate ne varesi te dhomes , televizor 32 te sheshte si dhe minibar.
Per cdo person ka nga dy jastek personal, nje jorgan si dhe nje jastek zbukurimi.
Dysheket jane nga me cilesoret me dy faqe verore dhe dimerore, si dhe kane secili mbrojtese speciale kundra njollave .
Perdet jane prej materiali special per hotele dhe qe jane kundra zjarrit.Carcafet jane te cilesise me te larte “percale”.
Per sa i perket struktures se hotelit ajo perbehet nga 15 dhoma te ndara si me poshte :
4 dhoma standarte me pamje nga amfiteatri, me nga nje krevat dopio secila . tre prej tyre kane mundesine e shtimit te nje krevati portativ per ta shtuar kapacitetin e dhomes nga dy ne tre persona te rritur.
3 dhoma twin me pamje nga bulevardi kryesor me dy krevate tek secila, me kapacitet 2 persona te rritur.
3 dhoma superior me nga nje krevat dopio dhe nje kolltuk tek qe hapet dhe behet krevet tek,kapaciteti i dhomes eshte 3 persona te rritur.
3 suita ose dhoma familjare me nje siperfaqe sa dyfishi i dhomave standarte .Ato kane nje krevat dopio dhe nje kolltuk qe hapet dhe behet krevat dopio duke e cuar kapacitetin e personave te rritur ne dhome ne 4. Dy prej ketyre dhomave kane nga nje ballkon te madh qe shtrihet pothuajse ne te gjithe gjatesine e dhomes.
2 dhoma deluxe qe ndodhen ne katin me te larte te hotelit dhe qe ofrojne secila nga nje tarace te madhe me pamje nga deti si dhe bulevardi kryesor i qytetit. qe kane nje krevat dopio, por qe ofrojne mundesine e shtimit te nje krevati portativ ne dhome duke e cuar kapacitetin e personave ne 3.
Recepsioni dhe nje salle e madhe ngrenie qe mund te behet salle seminaresh.Salla e ngrenies eshte e paisur me te gjitha serviset per te ofruar nje mengjes kontinental self-service.
Ambjente ndihmese si: dhome lavanderi e paisur me lavatrice dhe tharese profesionale, dhome hekurosje e paisur me rrul profesional per hoteleri, dhome zhveshje personeli dhe banjo personeli.
Siperfaqja totale e hotelit eshte rreth 800m2
Cmimi i shitjes 3 milion euro

Cel. : 0692062443
 


Contact WhatsApp
Back
Top