• Tirane, ofroj vend pune Specialist Montazhi (Video Editor)

A2, ekskluzivitet i lajmeve, CNN po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.

Ne jemi duke kërkuar për kandidatë profesional me eksperiencë teknike dhe editoriale:



  • Specialist Montazhi (Video Editor)

Njohuri shume te mira (te folur dhe te shkruar) ne shqip dhe anglisht.



DETYRAT DHE PERGJEGJESITE:


  • Pergjegjes per grumbullimin e materialeve bruto te regjistruar nga gazetaret dhe montimin e tyre ne nje produkt te perfunduar te pershtatshem per transmetim,
  • Te jete i afte dhe te kuptoje te gjitha komponentet e prodhimit te videos, duke perfshire zerin, muziken, pamjet dhe kendet e tyre,
  • Pergjegjes per te bashkuar pamjet e kronikave me regjistruesin e zerit qe te krijohet nje histori unike dhe emocionuese,
  • Te menaxhoje dhe te mbikqyr te gjitha aspektet teknike te regjistrimit dhe redaktimit te videos,
  • Te montoj zerin, dialogun, grafiken dhe efektet,
  • Te krijoje shkurtime te peraferta dhe perfundimtare,
  • Te siguroje sekuence logjike dhe transmetim cilesor,
  • Te kombinoje pamjet vizuale me efektet zanore audio, dialogun, tingujt e ambjentit dhe nje fonogram muzikor per te krijuar pak drame dhe emocion ne histori/kronike,
  • Te bashkepunoje me koleget e tjere editorial, montazhier dhe teknik,
  • Te bashkepunoj me Producentet per te arritur rezultatet e deshiruara,
  • Vazhdimisht te zbuloje dhe te zbatoje teknologji te reja te montazhit dhe praktikat me te mira te industries per te maksimizuar efikasitetin,
  • Detyra te tjera qe mund t’i caktohen.



KUALIFIKIME:


  • Diplomë Bachelor ose Master ne Komunikim, Media, Art figurative, Art vizual, Dizajn grafik, Teknologjia e informacionit, Multimedia, Fotografi, Film, Televizion, Prodhimin e filmave, etj,
  • Te pakten 2 vite eksperience pune si Montazhier, Video Editor ne media (avantazh televizion lajme),
  • Te kete eksperience ne perdorimin e pajisjeve te videos dhe redaktimit,
  • Te kene njohuri ose eksperience me software-t e montazhit, redaktimit si Avid, Premier, Adobe Photoshop, Avid Media Composer,
  • Te kete njohuri me sistemin INews,
  • Te kete njohuri me lajmet editoriale, te kuptoje menyren e percjelljes se lajmit,
  • Aftesi shume te mira krijuese,
  • Aftesi shume te mira te menaxhimit te kohes,
  • Te kete sy te mprehte per detaje dhe mendje kritike,
  • Te kete durim dhe perqendrim,
  • Etikë profesionale e punës dhe gjithmone i gatshem,


Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem vizitoni faqen tone Career website.


Data e fundit e aplikimeve eshte 15.09.2020.


Departamenti i BNJ

https://a2cnn.com/careers/
 


Apply
Back
Top