• Tirane, ofroj vend pune Drejtues te Departamentit te Mirembajtjes

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompani shume e njohur në fushën e sherbimeve me fokus sektorin e Restoracionit dhe Catering-ut kerkon:
  • Drejtues te Departamentit te Mirëmbajtjes.
Eksperienca dhe aftësitë administrative për të menaxhuar dhe drejtuar departamentin e mirëmbajtjes janë kriteret kryesore dhe fokusi ynë.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere/kushte:
  • Të ketë eksperience ne dhe aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negocimi.
  • Të jetë me arsim të lartë ose arsim te mesem profesional (Mekanike, Elektrike, Elektronike, etj).
  • Dëshmi të aftësive profesionale përbëjnë avantazh.
  • Preferohet mosha (40-55) vjeç.
Detyra/Përgjegjësi:
  • Drejton repartin e Mirëmbajtjes dhe Riparimeve të kompanisë.
  • Mban përgjegjësi dhe monitoron të gjithë aspektet teknike për mirëmbajtjen dhe riparimet e të gjitha defekteve elektrike, mekanike, hidraulike, frigoriferike, etj.
  • Menaxhon dhe ndjek ecurinë e punimeve në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe faza e perfundimit të tyre.
  • Përgatit dhe dorëzon prezantime për projekte të ndryshme të profilit të tij të punës sipas nevojave.
  • Përgatit raporte periodike mujore dhe vjetore të punës.
  • Përgatit dhe kontrollon planet ditore të punës të ekipit/vartësve të tij.
Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email-it: eshqypi@era.al ose të paraqiten pranë zyrave qëndrore të "Eres" (Rr. Perlat Rexhepi, pallati Unicom, Tirane)
Afati i fundit i aplikimit: 01.06.2023
"Era 2000" shpk garanton dhe merr përsipër që të dhënat e të gjithë aplikantëve të trajtohen dhe ruhen në konfidencialitet të plotë.
Cel. : 069 40 50 203
 


Apply WhatsApp
Back
Top