Tirane, ofroj vend pune Fizioterapist
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 8 Medreseja | Tregu Industrial
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Mjekesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Titulli i pozicionit: Fizioterapist
Organizata: Shoqata Ryder Albania
Qyteti : Tiranë dhe Durrës
Tipi i punësimit: Me kohë të plotë
Përshkrimi i shkurtër i organizatës
Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care,të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën,si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik,psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.
SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativnë sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.
Përgjegjësitë e fizioterapistit
Kriteret
Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data 10 Shkurt 2020. Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania : ryderalb@icc-al.org. Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.

- Punon me pacientin për të identifikuar, vlerësuar problemin fizik.
- Zhvillon dhe rishikon programin e trajtimit.
- Zhvillon ushtrime dhe lëvizjeve fizike terapeutike
- Edukon dhe këshillon ushtrime dhe lëvizje të nevojshme për pacientët, të afërmit dhe kujdestarët, për një cilësi më të lartë të shërbimit.
- Mban shënime dhe harton raporte për rastet e pacientëve.
- Mbledh të dhëna mbi historikun mjekësor të pacientëve.
- Qendron i përditësuar me teknikat e reja dhe teknologjinë në dispozicion për trajtimin e pacientëve.
- Optimizon aftësitë funksionale të pacientëve përmes kontributit të duhur të rehabilitimit
- Realizon menaxhimin jo-farmakologjik të frymëmarrjes dhe dhimbjes.
- Ofron këshilla spontane dhe të planifikuara, mësimdhënie dhe udhëzime për të afërmit, kujdestarët dhe profesionistët e tjerë në mënyrë që të promovoje të kuptuarit e qëllimeve të fizioterapisë në kujdesin paliativ dhe për të maksimizuar potencialin e rehabilitimit të pacientëve, duke siguruar një qasje të qëndrueshme për kujdesin ndaj pacientit.
Kriteret
- Të zotërojë diplomë në nivel bachelor në Fizioterapi ose Aktivitet Fizik dhe Rekreacion, master profesional ose shkencor do të ishte i preferueshëm.
- Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në profesion.
- Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë me kancer dhe kronikë, në fazë të avancuar.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
- Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
- Të posedojë leje drejtimi për automjetin ( Kategoria B)

Apply