• Tirane, ofroj vend pune Specialiste e Operacioneve te Shitjeve/Ekonomiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar. Alumil Albania Shpk është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionin e meposhtem:

Specialiste e Operacioneve të Shitjes/Ekonomiste

1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:


1. Nxjerr dhe përpunon të dhënat nga sistemet e informacionit te departamentit (BI dhe CRM), perpilon/harton raporte per departamentin e shitjeve dhe marketingut.

2. Mbledhja dhe perpunimi i informacionit nga rrjeti ynë i shitjeve lidhur me konkurentet dhe dhe hartimi i raporteve perfundimtare.
3. Analizon dhe monitoron i tregun nga burime te ndryshme, të tilla si sondazhe, agjensi qeveritare dhe internet dhe paraqitja e rezultateve perfundimtare nepermjet hartimit te raporteve perkatese.
4. Koordinimi i takimeve me klientet, mbajtja e shënimeve dhe përcjellja e të gjitha vendimeve për të cilat është rënë dakord drejtuesit te departamentit.
5. Analizon/kontrollon borxhin e klienteve
6. Mirembajtja e listës krahasuese te çmimeve për të gjithë konkurrentet.
7. Mbështet dhe koordinon procesin e hartimit/monitorimit te buxhetit te departamentit te shitjeve
8. Perditeson dhe monitoron rregullisht objektivat e departamentit te shitjeve.
9. Siguron konsolidimin e të dhënave nga burime të ndryshme të përdorura në raportet javore, mujore dhe vjetore
10. Dergimi i Raporteve ne Kompanine Meme


2. Kualifikime/Kërkesa:
Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:

a. Edukimi:

- Diplome Universitare ne profilin ekonomik

b. Eksperiencë pune:

-Eksperienca ne sektorin e shitjeve perben avantazh

c. Kualifikimetë tjera:

-Njohuri shume te mira te Gjuhes Angleze
-Njohuri shume te mira te programeve te Microsoft Office

3. Kompania Ofron :
Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi

4.
Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 15-03-2020 ku dhe te speifikojne Pozicionin per te cilin aplikojne.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top