Tirane, ofroj vend pune Chef Account Officer
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:
Chief Account Officer
Qellimi i Pozicionit: Shefi i Kontabilitetit eshte pergjegjes per pergatitjen e raporteve financiare dhe te performances, duke asistuar departamentet me buxhetet vjetore dhe rishikimet, kontrollet e brendshme si dhe duke ndjekur politikat e taksave dhe fiskut.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Asiston Drejtorin e Finances per buxhetin ne te gjtha ceshtjet lidhur me Kontabilitetin, mbajtjen e pergjithshme te llogarive dhe funksionet e Raportimit Financiar.
- Kontrollon ne menyre te perditeshme faturat e shitjes si nga shumica po ashtu dhe nga pakica (Retail). Kontrollon cdo dite arken, banken dhe kasat.
- Informon cdo dite drejtorin e Finances rreth problematikes se hasur.
- Shefi i Kontabilitetit punon ne bashkepunim me menaxhimin e larte dhe me te gjithe departamentet e kompanise per te arritur qellimet e pergjithshme financiare te kompanise.
- Themelon ndjekjen e inventarit dhe sistemet e menaxhimit.
- Pergatit deklaratat financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
- Pergatit dhe paraqet ne kohe te gjitha raportet e nevojshme per te siguruar perputhje me te gjitha kerkesat e raportimit te kerkuara.
- Ndjek zbatimin e detyrave nga personeli qe ka ne varesi dhe ben vleresimin e tyre te performances konform rregullave dhe procedurave te kompanise.
- Keshillon manaxheret e kompanise per probleme te vecanta kur gjykon se duhet nderhyre ne mbrojtje te interesave te kompanise.
Edukimi: Te kete mbaruar studimet e larta,ne Finance Kontabilitet
Eksperiencë pune: Te pakten 5 vite pune ne pozicionin perkates
Aftësite:
- Aftesi shume te mira organizuese dhe kordinuese
- Aftesi shume te mira monitoruese
- Aftesi shume te mira komunikuese
- Aftesi shume te mira ne supervizimin e stafit
· Njohuri te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri baze të paketës Microsoft Office.
· Te disponoje patente te klasit B.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Apply WhatsApp